Kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, zbardhen pretendimet e PD: Pajisja elektronike lehtësoi shkeljet

0
422

Zbardhen pretendimet e Partisë Demokratike të depozituara sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në 9 qarqe.

Në qarkun Fier, PD pretendon se beteja për mandatin e fundit mes PD dhe PS ka qenë vetëm 6545 vota, numër ky më i vogël se numri i votave të shpallura të pavlefshme në këtë qark që sipas PD ka qenë 2830 vota më shumë se diferenca. PD akuzon PS për blerje votash përdorim të personave me precedentë kriminalë në fushatë duke u ndalur edhe në emra konkretë.

Selia blu ngre akuza se janë konstatuar disa raste të dhënies së ndihmave ushqimore për familjet në nevojë për qëllime zgjedhore, ndërsa shton se të gjitha nivelet e administratës qendrore dhe vendore janë vendosur në shërbim të fushatës elektorale për partinë në pushtet.

 

Demokratët thonë se në periudhën parazgjedhore është rritur ndjeshëm punësimin në sektorin publik, kjo për qëllime elektorale, në këmbim të premtimit për të votuar PS në zgjedhjet e 25 prillit. Një tjetër pikë që denoncohet nga PD është dhënia e legalizimeve apo ndërtimeve gjatë fushatës zgjedhore.

PD ka përfshirë në dosjen ankimore të depozituar në KQZ edhe publikimin e të dhënave personale të qytetarëve që sipas saj përdoreshin nga PS për të shantazhuar qytetarët për votën. Ndalimi i votës së emigrantëve dhe personave të infektuar me COVID përmenden nga PD si shkelje të qeverisë e cila ka penguar qytetarët të shprehin vullnetin e tyre më 25 Prill në mënyrë diskriminuese.

Ndërkohë numri i madh i fletëve të pavlefshme të shpallura gjatë procesit të numërimit konsiderohet nga Partia Demokratike si shkelje pasi sipas saj qytetarëve iu ka në dispozicion një kohë e shkurtër nga dita e votimit të mësoheshin me të.

Tjetër pikë e konsideruar shkelje nga PD është ndalimi i kandidatëve (përveç kryetarëve të partive) të kandidojë për deputet në më shumë se një qark. Kjo sipas PD përbën shkelje të së drejtës së kandidimit në kushte të barabarta.

PD ngre pretendimin se më 25 Prill, pajisja elektronike e vënë në përdorim për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri jo vetëm që nuk e penguar votimin më shumë se njëherë por e ka lehtësuar atë. Sipas PD kjo pajisje pranonte shenjën e gishtërinjve të personave të tjerë pavarësisht mjetit të identifikimit që ata kishin paraqitur.

Mes qarqeve që kërkohet rivotim përpos Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës është edhe Kukësi, që PD e ka fituar në 25 Prill. PD pretendon se në 9 këto qarqe procesi zgjedhor nuk ka qenë i drejtë dhe vullneti i qytetarëve është deformuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here