FIFA vazhdon me pezullimet

0
120

 

 

Laçi FlamurtaritPas pezullime të Sepp Blatterit dhe Michel Platinisë, një ish-zyrtar te futbollit të Afrikës së Jugut i është dhënë një dënim ndalimi gjashtë-vjeçar nga aktivitetet lidhur me futbollin. FIFA ka pezulluar ish-zyrtarin Federatës së Futbollit të Afrikës së Jugut (SAFA) Lindile Kika nga aktiviteti në futboll për gjashtë vjet pas një hetimi në ndeshjet miqësore në vend. Hetimi kundër Kika u hap në vitin 2014 dhe u përqendrua rreth një numri të miqësoreve ndërkombëtare të zhvilluara në Afrikën e Jugut në vitin 2010 – në të njëjtin vend ku u zhvillua Kupa e Botës. “Dhoma gjykuese i Komitetit Etik, i kryesuar nga Hans-Joachim Eckert, ka pezulluar Lindile Kika, një ish-zyrtar të Federatës së Futbollit të Afrikës së Jugut (SAFA), nga të gjitha aktivitetet e futbollit të lidhura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për gjashtë vjet”, – thuhet në deklaratën e FIFA-s. Të hënën FIFA pezulloi edhe kryetarin e Federatës së Futbolli të Tajlandës, Worawi Makudi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here