Cfar po ndodh!!! Socialistët e vërtetë bashkohen kundër Ramës së Rilindjes????? ( foto)

0
136

Kryeministri, Edi Rama nuk i ka aspak marrëdhëniet e mira, me ata që cilësohen si bërthama e Partisë Socialiste. Tani me emërimin e disa ministrave emrat krejtësisht të panjohur dhe pa kontribut në PS, e ka zgjuar më shumë zemërimin ndaj tij.

Një event për marrëdhëniet ndërkombëtare organizuar mbrëmë në Tiranë me diplomatin Fatos Tarifa, ka bërë bashkë dy ministrat e shkarkuar të Ramës, Fatmir Xhafajn e Ditmir Bushatin si dhe socialisten e vjetër Arta Dade.

Në mesin e tyre është edhe  juristi e drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi. Dade, Xhafaj e Bushati duken të qeshur krah njëri-tjetrit teksa shkrepin edhe këto foto.

Kujtojmë se ish-deputetja e PS së fundmi ka kritikuar ashpër liderin e majtë duke thënë se e ka shndërruar PS-në në një kazermë ushtarake.

Xhafaj dhe Bushati gjithashtu nuk janë ndarë mirë me Ramën. Ish ministri i Brendshëm, siç u tha, pati një sherr të fortë në zyrë me shefin e qeverisë para shkarkimit e ndërsa Bushati i mbajti qëndrim deri në fund Ramës teksa ky i fundit e ftoi të futej në makinën e tij. Ish ministri i tha ‘jo’ dhe vazhdoi të ecë në këmbë.

Për Bushatin nuk firmosi as Meta, derisa kjo situatë futi në ngërç institucional kryeministrin dhe presidentin. Megjithatë, figurat e rëndësishme të PS duket se tani po shfrytëzojnë kohën për të ndenjur bashkë si në kohët e vjetra.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here