Merkato/ Pogba akord me Barcelonën, Hysaj për 8 milionë euro te Napoli

0
142

Pogba akord me BarcelonënFrancezi mendohet se ka dhënë dritën jeshile për të nisur bisedimet me skuadrën katalanase për transferimin

Shkodrani Elseid Hysaj vlerësohet nga Empoli me vlerën e 8 milionë eurove, por Napoli duket se nuk heq dorë nga talenti

Merkatoja e verës duket se la filluar të ndizet dhe të marrë formën e saj të plotë. Kjo pasi po dalin në pah edhe lëvizjet e para konkrete të skuadrave. Si në Itali edhe në Spanjë duket se janë të parat që po bëjnë lëvizjet. E ardhmja e Paul Pogba do të jetë te Barcelona. Të paktën kështu shkruajnë mediat spanjolle pranë klubit katalanas. Sipas El Mundo Deportivo, Juventusi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen për transferimin e francezit në Katalunjë në 2016. Me merkaton e blaugranave të bllokuar nga FIFA, 22-vjeçari nuk mund të vihet që këtë verë nën urdhrat e Enriques, ndaj do të jetë më mirë për të dyja palët që të qëndrojë edhe një sezon te bardhezinjtë. Ditët e fundit, Braida dhe Marota janë takuar disa herë për të perfeksionuar këtë pakt, por pa zbuluar shifrat e transferimit. Nga ana e tij Pogba ka dhënë “OK” për nisjen e bisedimeve, pasi synimi i tij është të tranferohet të kampionët më të rinj të Evropës. Parimisht duket gjithçka e kryer, por kur në mes është një menaxher si Mino Raiola, asgjë nuk është e sigurtë. Menaxheri italian i francezit ka ndërmend të luftojë deri në momentin e fundit për ta rritur sa më shumë çmimin e kartonit të klientit të tij. Manchester City dhe PSG janë gati të bëjnë çmenduria dhe kur bëhet fjalë për më shumë para, Raiolës kurrë nuk mund t’i zihet besë.

 

Hysaj vlen 8 milionë euro

Orë vendimtare për transferimin e Elseid Hysajt te Napoli. Pas zërave të merkatos, vjen momenti i fakteve konkrete. Drejtuesit e Napolit kanë parashikuar në orët në vazhdim një takim kokë më kokë me homologët e Empolit për transferimit e mesfushori Valdifiori dhe të mbrojtësit shqiptar Hysaj te të kaltrit. Mediat italiane shkruajnë se shuma që kërkon Empoli për 21-vjecari, i cili ka tërhequr edhe interesimin e Schalkes në Bundesligë, shkon deri 8 milionë euro. Edhe pse kjo shifër duket e ekzagjeruar, klubi toskan nuk ka ndërment të bëjë ulje. Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, i cili deri pak javë më parë drejtonte Empolin, e ka kërkuar me ngulm Hysajn, i cili ka patur një zhvillim ë jazhtëzakonshëm sezonin e fundit në Serinë A. Një vit më parë Lazio ishte shumë pranë futbollistit shqiptar, por Empoli preferoi të mos privohej nga shërbimet e tij, për të përfituar më shumë para pas një viti. Cmimi i shumëfishuar i kartonit të shkodranit mbetet shumë i lartë për arkat e Lazios, që në këtë merkato vere nuk ka bërë asnjë hap para për te tentuar sërish blerjen e tij. Duke parë moshën shumë të re të Hysajt, presidenti i Napolit De Laurentiis mund t’i afrohet kërkesës së Empolit, për të investuar te një futbollist që mund të rritet edhe më shumë në futbollin italian.

 

De Biasi: Xhaka dhe Gashi perfekt për Fiorentinën

Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi, mund të të ndjekin trajnerit e tyre Paulo Souza te Fiorentina. Dy futbollistët e kombëtares shqiptare, po monitorohen me shumë kujdes nga klubi vjollcë. Për t’i hequr çdo dyshim në kokë presidentit Della Valle për blerjen e dy shqiptarëve të Bazelit, mendon Gianni De Biasi, i cili në një prononcim për mediat italiane shprehet se si Xhaka ashtu edhe Gashi, do të ishin goditje të rëndësishne në merkato për skuadrën vjollcë. Filimisht trajneri kuqezi, analizon cilësitë e 24-vjecarit energjik. “Është një “Jolly” në mbrojtje dhe mesfushë dhe mund të mbulojë disa role: mbrojtës anësor në linjën me 4, si në të djathtë dhe në të majtë, dhe mbrojtës qendre në linjën me 3. Te Bazeli, Paulo Souza e ka vendosur shpesh në korsitë anësore edhe në rreshtimin me 3. Është një motor i pashtershëm, një pikë e fortë si në kombëtaren shqiptare ashtu edhe te Bazeli”. Sipas De Biasit, fakti që në krye të Fiorentinës do të jetë Souza, do të bënte më të thjeshtë përshtatjen e Xhakës në futbollin italian. “Pa dyshim që është gati të luajë në Serinë A. Loja dhe fiziku i tij mund ta shndërrojnë në një blerje shumë të rëndësishme për Fiorentinë apo për ndonjë skuadër tjetër italiane. Pastaj, nëse do të ketë sërish trajner Paulo Sozën, është një garanci më shumë për të dhe për vetë skuadrën vjollcë. Kush më mirë se portugezi mund të nxjerrë në pah cilësitë e Xhakës? Nga Xhaka, te Shkëlzen Gashi. Sipas De Biasit, sulmuesi kuqezi është një futbollist që e ka në gjak golin, ndërsa përsa i përket pozicionit, e sheh më shumë në krahun e djathtë, sikurse e aktivizoi edhe në eliminatoren me Armeninë. “Shkëlzen Gashi vitin e kaluar me fanellën e Grasshopers ishte golashënuesi më i mirë i Superligës së Zvicrës, duke shënuar 19 gola, për t’u shpallur më pas futbollisti më i mirë i kampionatit. Këtë vit Souza e ka përshtatur si anësor të majtë, por unë e shoh më mirë në të djathtë, pasi duke qenë një mëngjerash natyral, mund ta godasë me lehtësi portën. Golin e ka në gjak. Edhe ai mund të jetë një blerje e goditur e Fiorentinës”

 

Kone: Jam shqiptar

Gjergji Kone, i njohur me emrin që e ka marrë në Greqi, Panagiotis Kone, nuk e fsheh prejardhjen e tij. Futbollisti me prejardhje shqiptare, i cili e përfaqëson Greqinë, ka thënë se nuk e harron asnjëherë kombin prej nga vjen. “Unë u rrita në Greqi, mësova dhe u bëra futbollist. Unë luaj për ngjyrat që 10 vite, por nuk do ta mohojë kurrë faktin se jam shqiptar sepse do të ishte një nënvlerësim i madh për kombin e prindërve të mi”, ka thënë ai për mediat greke. “Unë kurrë nuk jam ndjerë grek. Unë jam shqiptar dhe ju (për grekët) duhet të ma dini për nder që kontribuoj për kombëtaren tuaj”, – ka përfunduar Kone, i cili është lojtar mjaft i rëndësishëm i Greqisë.

 

United vihet pas Varane

Manchester United është skuadra që po interesohet me së shumti për transferimin e futbollistëve. Kjo skuadër të mërkurën ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munchen, Jerome Boateng dhe mbrojtësit të Lazios, Stefan De Vrij. Ndërsa të enjten mediet në Spanjë raportojnë se United e dëshiron mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane. Francezi nuk e ka vendin e sigurt në Real Madrid, pasi trajneri i ri Rafael Benitez e kërkon mbrojtësin italian Leonardo Bonucci.

 

Mendohet shkëmbimi Isco-Aguero

Real Madrid ka ëndërr transferimin e Sergio Agueros në ‘Santiago Bernabeu’, dhe këtë ëndërr po tentojnë me çdo kusht ta bëjnë realitet. Sipas medieve spanjolle, klubi mbretëror është duke menduar ta shfrytëzoj mesfushorin e saj Isco për ta bërë të sajin sulmuesin argjentinas Sergio Aguero. Aguero ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2019, por Real Madrid janë duke planifikuar të dërgojnë ofertë prej 40 milionë euro dhe Iscon që ta bindin ish-kampionin e Anglisë të lirohet nga Aguero. Aguero ka një pagë vjetore prej 13 milionë euro në sezon dhe të njëjtën pritet t’ia ofrojnë edhe madrilenët vetëm e vetëm që t’ia plotësojnë dëshirën trajnerit të tyre Rafa Benitez. Në rast se kjo ofertë refuzohet nga City, atëherë ‘Los Blancos’, mund ta përfshijnë sulmuesin Karim Benzema që ta bëjnë ëndrrën realitet që Aguero të bëhet ‘galaktikë’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here