“Vëllai i madh ju vëzhgon!”/ Eduard Kukan: Kujdes! Zgjedhjet do të ndikojnë në çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE

0
118

Eduard Kukan“PE ju vëzhgon”, Kukan: Zgjedhjet, ndikim tek mundësia e çeljes së negociatave

Përfaqësuesi i delegacionit parlamentar BE-Shqipëri, Eduard Kukan, deklaroi dje se zgjedhjet vendore do të kenë një ndikim të madh në vendimet e mëvonshme për çështjen e negociatave. Në një intervistë për “TCH”, Kukan theksoi se Parlamenti Evropian do të vëzhgojë me vëmendje sesi do organizohen zgjedhjet dhe se si do të trajtohet i gjithë procesi i numërimit të votave. “Pasi shumë do të varet nga zgjedhjet nëse ato do jenë të lira e demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kjo do të kishte një ndikim të madh tek vendimet e ardhshme të institucioneve evropiane për mundësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”, – tha ai. Ndërkaq Kukan u dërgoi edhe një mesazh krerëve të politikës në vend ku theksoi se këta të fundit duhet të marrin përsipër përgjegjësi të mëdha si personale ashtu edhe politike. “Unë jam duke u thënë të gjithë miqve të mi politikanë në Shqipëri se ata duhet të jenë shumë të përgjegjshëm për këtë, sepse OSBE/ODIHR është institucioni kryesor që do të gjykojë dhe vlerësojë zgjedhjet. Nëse, për shembull, OSBE do të thotë se zgjedhjet ishin në rregull, ndërkohë që disa parti politike do të vendosnin për bojkot, atëherë ata do ta gjenin veten në një situatë mjaft të vështirë dhe u duhet të mendojnë për këtë tani”, – deklaroi europarlamentari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here