Alarmi/ Qytetarë: Ujërat e zeza janë përzier me ujërat e pijshëm

0
1807

 

Qytetarët japin alarmin për një shqetësim shumë të madh të cilët me të drejtë kërkojnë një zgjidhje emergjente.  Në zonën e Lungomares kanë shpërthyer ujërat e zeza dhe janë përzier me ujërat e pijshëm.  Ky shqetësim  është ngritur si para dhe gjatë sezonit, por nuk është marrë asnjë masë për banorët e kësaj zone. Banorët shprehen të shqetësuar për ndonjë infeksion të mundshëm, do plasi epidemia shprehet dikush tjetër, po na falimentojnë bizneset të vjen njeri të pijë kafen me këtë erë që është përhapur. Kërkojmë zgjidhje s’kemi ku të drejtohemi më na i kanë mbyllur dyert ku kemi trokitur. Kanë qenë këto disa nga reagimet e banorëve të kësaj zone problematike.

 

Pushuesit: Të merren masa

 

Plazhi publik i Vlorës listohet prej vitesh në radhët e 11 plazheve më të ndotura në Shqipëri në raportin e Institutit të Shëndetit Publik. Derdhjet e ujërave të zeza të padisiplinuara bëjnë që shkalla e ndotjes bakteriologjike të ngelet e lartë. Edhe pse i lind detyrim bashkisë se Vlorës marrja e masave për vendosjen e tabelave informuese për publikun, kjo duket se ende nuk ka ndodhur,  duke i lënë të painformuar qytetarët për rrezikshmërinë që prezanton plazhi në këto zona. Nga skela deri ne ujin e ftohtë janë aktualisht 11 derdhje të ujërave të zeza në det, ende të padisiplinuara.

Tjetër problem me Lungomaren

 Devijimi i projektit, kompania e ndërtimit akuzohet për shpërdorim detyre

Policia e Vlorës ka filluar procedimin penal ndaj firmës së ndërtimit, që është marrë me projektin e Lungomares. Kjo pasi projekti është devijuar duke rënë ndesh me kriteret e përcaktuara në kodin rrugor. Sipas policisë është nisur procedim penal ndaj kompanisë së ndërtimit e cila ka realizuar projektin e ndërtimit të shëtitores të vijës bregdetare Lungomare Vlorë, pasi prej kësaj firme janë krijuar disa degëzimeve dhe hyrje-dalje në disa objekte, duke devijuar projektin, që bie ndesh me kriteret e përcaktuara në Kodin Rrugorë të Republikës së Shqipërisë. Kujtojmë se projekti i Lungomares, është ndër më të komentuarit sidomos për shkak të aksidenteve që kanë ndodhur në rrugën ku po kryhen punimet. Por përveç procedimit për devijim të projektit në Vlorë ka ndodhur dhe një problem tjetër, pasi askush nuk është kujtuar për ujërat e zeza. Nuk është bërë asnjë që shqetësimi i qytetarëve të Vlorës të zgjidhet dhe turistët të mos jenë të shqetësuar për cilësinë e ujit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here