Prezanton Roshin/ Rama: Në 20 vite PD e la Kavajën në dëshpërim. Ne ndryshojmë qytetin, kandidati i tyre, partinë

0
121

Gëzim Saliu

rama fushateBasha do të harrohet në 22 qershor, sepse nuk bëri asgjë për Tiranën, vetëm gjumë. Nuk do ta zgjidhja as drejtor komunaleje”

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje në Kavajë kandidatin e ASHE-së për zgjedhjet vendore, Elvis Rroshin, për të cilin tha se ishte njeriu që hodhi bazat e transformimit rrënjësor të qytetit. Duke folur nga sheshi i rikonstruktuar i Kavajës, Rama deklaroi se ashtu siç ndryshoi ky shesh, ashtu do të ndryshojë edhe pjesa tjetër e qytetit. Por, sipas kreut të qeverisë, ndërsa mazhoranca ka në garë për Bashkinë një person që ndryshoi qytetin, kundërshtarët politikë kanë vendosur përballë, sipas tij, një kandidat që di vetëm të ndryshojë partitë. “Si ky shesh do të ndryshojë e gjithë Kavaja. E lanë Kavajën pa punë, mbytur me gënjeshtra, mbytur me mashtrim. Në 20 vite e lanë Kavajën në dëshpërim. Si ka mundësi që PD nuk ka nxjerrë asnjë mësim dhe hedh grepat për të peshkuar grepat në Kavajë, duke sjellë përballë Elvis Roshit që di të ndryshojë qytetin, një kandidat që di të ndryshojë vetëm partitë”, – u shpreh ai. Për Kryeministrin, Kavaja dhe administrimi i saj nga Roshi ka qenë një nga shembujt se përse koalicioni i mazhorancës zgjodhi sloganin “Drejtimi i duhur” për 21 qershorin. Në këtë kontekst, Rama akuzoi Partinë Demokratike se për shumë vite e harroi këtë qytet. “E lanë Kavajën në xhep fals, pa ujë, pa punë, mbytur nga plehrat, mbytur nga gënjeshtrat, mbytur në dëshpërim. U desh fitorja e Elvis Roshit, u desh kthimi i madh i pishtarëve dhe demokratëve të Kavajës, që e kuptuan se drejtimi i duhur ishte Elvis Roshi dhe Partia Socialiste”, – u shpreh kreu i ekzekutivit.

 

Takimi

Ashtu si në çdo takim elektoral për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, edhe dje në Kavajë Rama u ndal sërish tek fushata e opozitës, e cila sipas tij është e përqendruar kryesisht tek politika që lidhen me pushtetin ekzekutiv. “Me kë tallen këta?! Na jepni votën, – thonë, – se do kemi dritat falas, falas për ata që i vjedhin dhe mbifaturim për ata që i paguajnë. Bëjnë një fushatë që nuk ka lidhje fare me problemet e komunitetit, a thua se më 21 qershor do të përmbyset bota, me shpresën se do të kthehen tek avazi i vjetër, që Kavaja e ka vuajtur më shumë se çdo qytet tjetër, se i ka dhënë 20 vjet votën Saliut dhe në 20 vjet ka marrë mbrapsht vetëm zhgënjime”, – pohoi ai. Më tej, Rama vazhdoi akuzat ndaj demokratëve, ku theksoi se kreu i tyre Lulzim Basha dështoi si kryebashkiak i Tiranës për 4 vite, duke pohuar se këtë të fundit nuk do ta zgjidhte as si Drejtor të Komunales në Bashki. “Ky do harrohet në 22 qershor, sepse nuk bëri asgjë për Tiranën, vetëm gjumë. Dhe thotë se ne e bllokuam. Po kur kishte Salin, pse nuk bëri asgjë? Kur erdhëm ne i thamë bëj ndonjë gjë. Ai tha: Më lini të fle”, – deklaroi Rama. Nga ana tjetër, Kryeministri deklaroi se në Bashkinë e Kavajës do të realizohen dy projekte të mëdha, ku përfshihet transformimi rrënjësor i plazhit të Golemit dhe ndërtimi i Parkut të Madh të qytetit. “Me ndarjen e re administrative, plazhi i Golemit kalon nën administrimin e Bashkisë së Kavajës. Ky plazh, së bashku me parkun e madh të Kavajës janë dy projekte që do të jenë mushkëri të jashtëzakonshme për bashkinë e re”, – theksoi kreu i qeverisë, Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here