Thirrjet për Fan Nolin në 1992, prifti Pirro i shpjegon me padijen dhe racizmin (VIDEO)

0
173

Thirrjet u komentuan nga prifti Pirro, ish Sekretar i Lidhjes së Intelektualëve Ortodokë Shqiptarë në një bisedë mediatike, ku flitej për nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos.
“Edhe ato që thërrisnin “Noli Noli” aty e kishin nga padija dhe nga racizmi” u shpreh prifti Pirro, pa qartësuar se pse një grup besimtarësh në kishë, mund të etiketohen të paditur dhe racistë sepse thërrasin emrin e Fan Nolit dhe të Papa Kristo Negovanit.
Më tej në bisedë, prifti vlerësoi vendimin e presidentit që i dha nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Janullatos.
“Prania e kryepeshkopit Anastas është një nder i madh dhe një shpresë e madhe e ecjes përpara të komunitetit ortodoks dhe një shenjë e mirë për t’u afruar me Europën” u shpreh prifti Pirro.

Video e vitit 1992 tregon atmosferën konfliktuale në të cilën u zgjodh Anastasi në krye të KOASH, ku veç thirrjeve për Fan Nolin, besimtarët ortodoksë këndojnë edhe këngën “Për mëmëdhenë”. Shiheni më poshtë:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here