Kampionati Evropian është një kompeticionet më të rëndësishme të botës së futbollit. Një turne ku luhen shumë emocione dhe dhurohet një spektakël i vërtetë. Një vend të veçantë në këtë turne luajnë edhe golat që shumë herë kanë qenë shumë të bukur dhe vendimtarë në ndeshje të rëndësishme. Më poshtë do t’ju paraqesim disa prej tyre.
1) Marko van Basten
Ndeshja: Holandë-Bashkim Sovjetik
Finalja e Euro 1988-ës
Vetëm pak lojtarë në botë mund të kenë aftësinë për të realizuar atë gol magjik të shënuar nga një prej sulmuesve më të mirë të planetit, holandezi Marko van Basten.
2) Karel Poborski
Ndeshja: Çeki-Portugali
Faza e grupeve, Euro 1996
Një goditje tërësisht instinktive, gjeniale, e çekut Karel Poborski me flokë rokmeni, duke futur me gjithë top brenda portierin e Portugalisë, Vitor Baija.
3) Antonin Panenka
Ndeshja: Çekosllovaki-Gjermani
Finalja, Euro 1976
Një gol nga më të paharrueshmit për sa i përket madhështisë së goditjes në historinë e kampionateve evropiane. Një top i goditur fuqishëm e me stil mu në zemër të portës gjermane.
4) Pietro Anastasi
Ndeshja: Itali-Jugosllavi
Finalja e përsëritur, Euro 1968
Italiani Pietro Anastasi me një gol të realizuar pas një rrotullimi të përkryer e një goditje të sferës në formë voleji çoi çmend edhe sot fansat “axurrë”.
5) Davor Shuker
Ndeshja: Kroaci-Danimarkë
Faza e grupeve, Euro 1996
Danimarka, vendi organizator luante përballë një Kroacie me lojtarë të talentuar. Davor Shuker brenda zonës kontrolloi bukur topin, duke lëshuar një silurë e duke e lënë Peter Shmajkelin gojëhapur.