Dëshmi rrëqethëse vijnë nga fqinjët e familjes Koçi në Durrës, banesa e të cilëve u përfshi nga flakët pasditen e sotme dhe 3 fëmijët e vegjël humbën jetën.
“E kishin thyer derën dhe kishin hyrë brenda kur mbërrita. Unë isha i dyti që u futa brenda, i pari nuk e di se cili ka qenë. Fëmijët i gjetëm pa shenja jete, ishin të asfiksuar”, shprehet njëri prej tyre.
Ndërsa një tjetër banor i Rromanatit thotë se lajmin tragjik e ka mësuar nga televizori:
“Kur pashë lajmin në televizor erdha. I kam bashkëfshatarë. Dëgjova që kishin ardhur njerëz për t’i dhënë ndihmën e parë, por fëmijët janë gjetur të gjetur të pajetë”, shprehet ai.
“Do ketë qenë në arë, apo duke u marrë me punë të tjera”, thotë një tjetër banor për të ëmën e fëmijëve.
“Britmat e saj i kemi dëgjuar të gjithë, i ka rënë të fikët sa ka mbërritur në banesë”,është dëshmia tjetër.