Ambasadori i ri i SHBA-së/ Donald Lu, mesazh në shqip: Angazhim për ta bërë Shqipërinë më demokratike

0
123

“Ta bëjmë Shqipërinë aleat më të fuqishëm të NATO-s dhe të punojmë me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”

donald luAmbasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka zgjedhur që komunikimin e parë me qytetarët shqiptarë ta bëjë përmes një videomesazhi në gjuhën shqipe, ku ka prezantuar veten dhe familjen e tij. Pak para mbërritjes në Tiranë, Lu theksoi në videon e publikuar në rrjetet sociale nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë se do të angazhohet në misionin e tij për ta bërë Shqipërinë dhe institucionet shqiptare edhe më demokratike. Ai gjithashtu nënvizoi se së bashku me autoritetet shqiptare dhe popullin shqiptar do të punojnë edhe më tepër në rrugën e vendit tonë drejt integrimit evropian. “Unë e di që t’u sigurosh një të ardhme më të mirë, fëmijëve tanë, është një ëndërr që amerikanët dhe shqiptarët e ndajnë me njeri-tjetrin. Si ambasador jam i angazhuar të mbështes përpjekjet e popullit shqiptar në ndërtimin e institucioneve demokratike, ta bëjmë Shqipërinë aleat më të fuqishëm të NATO-s dhe të punojmë me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, – pohoi ai. Donald Lu do të zëvendësojë Aleksandër Arvizunë në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Ai u dekretua nga Senati amerikan në dhjetor të 2014-ës.

 

Karriera dhe bllokimi i Lusë

Ambasadori Lu u votua nga Senati amerikan, ndërsa kandidatura e tij ishte e bllokuar prej korrikut të vitit 2013, për shkak të politikave të brendshme të SHBA-së. Donald Lu u propozua si ambasador i Shqipërisë nga Presidenti Barack Obama më 25 korrik dhe pason ambasadorin Aleksandër Arvizu, i cili ka shërbyer në vendin tonë që më 10 nëntor të vitit 2010. I lindur në vitin 1966 në Huntington Beach, Kaliforni, Donald Lu ka marrë gradat “Bachelor” dhe “Master” në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Princeton në 1988 dhe 1991. Ai ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone gjatë viteve 1988-1990, ku ndihmoi për të rivendosur puse të ujit dhe kontribuoi në edukim shëndetësor atje. Lu nisi karrierën diplomatike në vitin 1990, ku ka punuar në konsullatën në Pakistan; si zyrtar konsullor në ambasadën e Tbilisit në Gjeorgji dhe si asistent i veçantë i ambasadorit Frank Wisner. Ai ka punuar gjithashtu si zyrtar ne ambasadën e Nju Delhit në Indi. Nga 2003 në 2006, Lu ka punuar në ambasadën e Bishkekut në Kirgistan dhe pastaj në Baku të Azerbajxhanit. Lu është i martuar dhe ka dy fëmijë. Lu flet KRIO, Urdu, Hindi, rusisht, gjuhën gjeorgjiane dhe atë të Azerbajxhanit. Ndërkohë në mesazhin e tij të fundit si ambasador i SHBA-ve në vend Aleksandër Arvizu deklaroi dy ditë më parë: “Ka qenë një nder dhe një privilegj që të shërbeja si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri për katër vitet e fundit. Edhe pse koha ka kaluar sa hap e mbyll sytë, kujtimet e mia të vyera do të zgjasin përherë. Unë do të jem gjithnjë thellësisht mirënjohës për ngrohtësinë, bujarinë dhe mikpritjen tuaj. Urimet dhe respektin tim më të madh për të gjithë ju”.

 

 Kundër Këshillit për emërimet/ Presidenti kthen ndryshimet e ligjit për Gjykatën e Lartë: Antikushtetuese

Presidenti Bujar Nishani ktheu dje për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar si antikushtetues miratimin e këtij ligji vetëm me votat e mazhorancës. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit sqaron se grupi i deputetëve propozues ka justifikuar propozimin për ndryshimet ligjore, me arsyen se objektivi për të normuar sa më saktë dhe ekuivoke këtë proces të rëndësishëm, rezulton të mos jetë përmbushur plotësisht dhe se konkretisht nga koha e miratimit të ligjit nr. 151/2013 e deri më sot, në 5 raste, procesi i konsultimit mes Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, edhe pas ndryshimeve ligjore më të fundit nuk ishte konstruktiv referuar të shkuarës. Nga ana tjetër, Presidenti konstaton se edhe në këtë rast ashtu si edhe në tri ligjet në fushën e drejtësisë të miratuara nga Kuvendi në muajin korrik të këtij viti: “iniciativa është e përshpejtuar dhe jo e konsultuar paraprakisht herët në kohë nga Euralius, OSBE dhe për më tepër Komisioni i Venecias. Progres-raporti thotë qartë se reforma në Gjykatën e Lartë duhet të paraprihet nga ndryshimet kushtetuese dhe për më tepër është i nevojshëm një rishikim gjithëpërfshirës i kuadrit legjislativ të zbatueshëm”, thuhet në shpjegimin që shoqëron dekretin e kreut të shtetit”. Po ashtu problem kryesor sipas Nishanit përbën Këshilli për Emërimet, i cili theksoi ai, cenon rëndë kompetencat e Kreut të Shtetit. “Ky Këshill që krijohet si strukturë ligjore cenon nenin 136/1 të Kushtetutës dhe vendimin nr. 2/2005 të Gjykatës Kushtetuese që ka bërë interpretimin e këtij neni. Sipas dispozitave 2 & 3 të ligjit 177/2014, vlerësimi i kandidatëve dhe përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga Këshilli për Emërimet, ndërkohë që kjo është kompetencë ekskluzive e Presidentit të Republikës”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency