Saga e përgjakshme e hakmarrjes/ Si u ekzekutua duke pirë kafe në lokalin e tij Martin Bardhi?

0
138

Saga e përgjakshme e hakmarrjes në Mirditë nuk ka të ndaluar! Ditën e djeshme (26 shtator), në orët e paradites, një tjetër sulm brutal me armë, i merr jetën një personi dhe plagosen edhe tre të tjerë.Prita ishte zënë në afërsi të bar-restorantit, pronë e viktimës, i cili në momentin që është gjuajtur me breshëri kallashnikovi ka qenë duke pirë kafe. Kupat e përmbysura të kafesë në tavolinë e tij qëndruan për orë me radhë, si një pjesë efikase e një vendngjarjeje që gjendej vetëm pak metra larg Komisariatit të Policisë së rrethit.

Policia mundi të tregonte vetëm se viktima ishte Martin Bardhi, 59 vjeç, i sapo liruar nga paraburgimi ku ai ishte vendosur që në marsin e këtij viti teksa djali i tij u konfliktua “rastësisht” me një djalë të familjes Reçi!

Aso kohe u tha se mes djalit të Bardhit dhe djalit të Reçëve kishte patur sherr për parakalim, ndaj edhe babë e bir kishin qëlluar me armë mbi mjetin e djalit të Reçëve, por për fat ai iu shmang plumbave për shkak të makinës së blinduar.

Policia arrestoi Martin Bardhin, por pa shkuar përtej atij shkaku që u tha publikisht për sherrin mes dy familjeve-fise që kanë ngritur armët prej afër një dekade.

Dje, pas vrasjes, policia tregoi se po bëhen kontrolle nga toka dhe nga ajri, por gjithçka që gjetën ishte makina e vrasësve në flakë, bashkë me kallashnikovët që i morën jetën shënjestrës dhe plagosen tre persona të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here