Lider i madh: Fuqizues, motivues. Frymëzues

0
187

great liderLista e karakteristikave të liderit të madh është e pafund. Dhe, ndërsa janë përpjekur të japin disa arsye të një lideri, askush akoma nuk ka kapur thelbin e asaj që e bën një udhëheqës të madh në mënyrë të plotë. Liderët e mëdhenj mund të kenë një numër të atributeve, jo pak prej tyre lidhen me inteligjencën, karizmën dhe bukurinë natyrore. Të gjitha këto kanë rëndësi. Megjithatë, ju mund të jeni udhëheqës i madh dhe jo të jeni detyrimisht simpatik ose shumë i zgjuar. Janë tri atribute që një lider e bëjnë të madh:

Vizioni: Aftësia për të mbledhur një ekip të madh dhe t’i motivoni e frymëzoni ata është e padobishme, nëse ju nuk keni një vizion të qartë se ku ju duhet të shkoni.

Lideri së pari duhet të shohë nga e ardhmja për të qenë në gjendje të vendosë piketat për të arritur atje. Është duke parë ajsberg para Titanikut, godet atë dhe ndërmerr veprime të shpejta dhe vendimtare. Është duke bërë një gjë të drejtë në vend që të bëjë shumë gjëra të drejta. Është i ndryshëm nga të tjerët, jo duke ndjekur tufën, duke qenë kontraversial, duke parë atë që të tjerët nuk e shohin. Të paturit e nuhatjes për atë që vjen dhe me sy e veshë për të reaguar para se të tjerët të veprojnë. Pa vizion, ju nuk mund të fuqizoheni si me qëllim që njerëzit t’ju duan, nuk do t’i tërhiqni dot kudo. Ju do të jeni një vijues i mirë por me asnjë drejtim.

Ju mund të bëheni një trajner i mirë, motivues, por jo një lider. Çdo situatë e vështirë ka nevojë për një lider vizionar që të t’i dërgojë në drejtimin e duhur dhe të marrë vendime të vështira.

Ndikimi: Pasi të keni një vizion të qartë, më pas ju keni nevojë për një goditje ndjekëse. Që kërkon fuqinë e ndikimit. Nëse ju jeni në një situatë ekzistuese të liderit, ose të një krijuesit të grupit, kjo është një gjë shumë e vështirë për t’u bërë. Në të dy rastet janë situata e shanse të reja kundër jush. Pse njerëzit duhet të kenë besim tek dikush i ri? Shumica dërrmuese e njerëzve janë rezistentë për të ndryshuar, pa marrë parasysh shanset. Për të përmbushur ndonjë vizion të madh, duhet ndryshimi. Përndryshe ju jeni vetëm një mjeshtër kukull, që ju mbajnë në fije duke pritur fundin e tregimit. Influenconi mbi njerëzit e gjithë bordit shpjegojnë të punësuarit që lënë punët e sigurta dhe bashkohen me ju. Bindi investitorët që t’ju japin paratë në fillim, për të gjetur klientët dhe njerëzit për t’ju mbështetur, banka t’ju japë ju një overdraft, qiradhënësi t’ju lëshojë një periudhë pa qira vendin. Vazhdoni të mbani barrën e ndikimit tuaj. Nëse ju bini poshtë, ju merrni më tepër njerëz me vete se sa dje.

Guximi: Elementi i tretë është më sfidues. Ju jeni sqaruar për vizionin dhe ndërtimin e ndjekësve nga sharmi e veti të tjera të mira, në fund të fundit mjaftueshëm për të influencuar mbi njerëzit. Pas gjithë kësaj pune, ju e kuptoni se kjo është vetëm një ditë. Tani ju keni varkën tuaj dhe busullën. Por ju ende keni nevojë për të kaluar oqeanin. Ky është testi përfundimtar dhe i vërtetë i lidershipit. Kjo në fund vjen për arsye të guximit.

Inteligjenca dhe njohuritë janë avantazhe sigurisht, por pa guxim ata janë të humbur.

Vetëm guximi do t’ju çojë ju atje, megjithëse me ngadalë dhe më me shumë dhimbje. Pra, pyetja kyçe është: A keni guxim për të vazhduar përpara kur të gjithë ju thonë të ktheheni mbrapsht; të dini se ju keni të drejtë, kur të gjithë thonë se ju e keni gabim; të rrini në instinktet tuaja kur njerëzit ju quajnë të çmendur; të mbani peshën e njerëzve të tjerë, kur ata bien; për të vendosur ritmin e lojës, dhe të vazhdoni pavarësisht se sa I lodhur mund të jeni? Është puna juaj për të mbajtur njerëzit së bashku, kur ata kanë shkuar larg dhe janë duke humbur besimin, për t’ju dhënë atyre kurajo, por jo shpresë të rreme, që të shikojnë përpara për të shpëtuar sa më shumë, për të përballuar stuhinë për të mos u dorëzuar kur dielli po mbaron – sepse kjo kurrë nuk ndodh.

Vizioni dhe ndikimi do t’ju bëjë një kapiten të pajisur mirë. Por guximi është çfarë ju lëviz dhe çon përpara. Në anën tjetër, vetëm guximi ju bën ju një luftëtar pa shkak. Ju mund të jeni i mirë në krijimin e zhurmës, por duke perifrazuar Sun Tzu-në, për Artin e Luftës, është thjesht: Zhurma para mposhtjes!

Re. Ku.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency