Këlliçi ia thotë në sy Batonit: Ke marrë nga 4 mln lekë në muaj nga inceneratorët

0
98

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi mohon që të ketë patur lidhje me ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj dhe të ketë marrë prej tij dokumente për të denoncuar inceneratorët.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Këlliçi u shpreh se Ahmetaj nuk i ka dhënë asnjë dokument në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kam asnjë lidhje me Arben Ahmetajn, por as me persona të tretë nuk kam patur mundësi të më sjellë dokumente. Po të ishte për Arben Ahmetajn kjo çështje nuk do ishte hapur kurrë mbase se Arben Ahmetaj ka mëkatet e veta. Erdhi momenti që Arben Ahmetaj u kërcënua me jetë, është hera e parë që një zv/Kryeministër kërcënohet nga Kryeministri. Në momentin që u kërcënua ai doli dhe pohoi ato çka në fakt PD ka të paktën 4 muaj që i nxjerr çdo ditë me fakte dhe me prova”.

Në replikën me analistin Baton Haxhiu, Belind Këlliçi e akuzoi këtë të fundit se portali i drejtuar prej tij ka marrë para nga inceneratorët.

“Ti zoti Baton e di shumë mirë që ke marrë para nga inceneratorët. Nuk e di se për çfarë ka marrë para një portal përveç se për të censuruar faktorë opozitarë. Kjo është logjika ime. Ka marrë 8 pagesa, i kanë kaluar lekët, në vlerë 4 milionë Lekë në muaj, nga inceneratorët”, u shpreh Këlliçi.

Ky i fundit shtoi gjithashtu se media të caktuara nuk kanë pasqyruar të gjitha denoncimet e PD për inceneratorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here