Aksident në aksin Fushë Krujë – Milot, 4 viktima

0
115

Një aksident i rëndë raportohet nga policia në aksin Fushë Krujë – Milot ku kanë humbur jetën 4 persona. Sipas të njëjtave burime ngjarja ndodhi rreth 15 minuta pas mesnatës.

Kanë qenë 2 automjete që janë përplasur me njëra – tjetrën në rrethana ende të paqarta. Nga përplasja kanë ndërruar jetë 2 shoferët dhe 2 pasagjerë.

Sipas policisë janë përplasur automjetet me A. D., 39 vjeç me një automjet me drejtues A. A., 30 vjeç, të cilët janë humbur jetën.

Kanë ndërruar jetë edhe Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

E plagosur ka mbetur R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here