Zbulimi i kontinentit të humbur të Atlantidës

0
215

Atlantida-Contrapunto Moskow-KPMGKur, jo para shumë kohësh, vizitova ishullin grek të Santorinit, më treguan tërë krenari libra që shpallnin se ishulli ishte pjesë e Atlantidës. Ju mund të habiteni se si një ishull i Mesdheut zë vend në një dukuri të Oqeanit Atlantik. Epo, pjesa lindore e Atlantidës ndodhej  në perëndim të bregut të Spanjës dhe Afrikës; Fransina thotë pjesa perëndimore e saj shtrihej deri në Karaibe dhe Gadishullin e Jukatanit, duke qerthulluar edhe Trekëndëshin e Bermudes dhe Detin e Sargasos. Atlantida kishte, gjithashtu, ishuj të vegjël – një prej të cilëve ishte edhe Santorini – pak a shumë si Ketlina në bregun e Kalifornisë (sado që Santorini ishte më larg Atlantidës se sa Ketlina nga bregu i Kalifornisë). Uebsajti www. world-mysteries.com thotë se Timeu dhe Kritia, dy dialogje të Platonit, janë të vetmet tregime të shkruara që flasin për Atlantidën. Dialogjet janë kuvendime midis Sokratit, Hermorkatit, Timeut dhe Kritisë, kuvendime gjatë të cilave Timeu dhe Kritia i tregojnë Sokratit për këtë shoqëri. Kjo, sigurisht, vërteton mëtimin se Santorini, fillimisht ka qenë pjesë e Atlantidës. Dialogjet flasin për një konflikt midis athinasve të lashtë dhe atlantidasve 9000 vjet përpara kohës së Platonit – pra, është e kuptueshme që nuk kanë mbetur shumë të dhëna të shkruara prej asaj kohe, dhe jo vetëm për Atlantidën. Kanë mbetur vetëm disa vepra të Aristotelit, por tekstet e plota të këtyre mjeshtrave të mëdhenj nuk i kanë mbijetuar kohës. Fransina thotë se shumë prej atyre që u shkruan aso kohësh, u shkatërruan me djegien e bibliotekës së Aleksandrisë, por edhe këto vepra ishin mjaft të pakta, sepse në ato kohë gjithçka kalonte në rrugën e traditës gojore. (Më duket e çuditshme që ne e pranojmë Biblën pa asnjë mëdyshje si histori të besueshme të traditës gojore, por kur vjen puna te subjekte të tilla si Atlantida dhe Lemuria, shfaqen shkencëtarët qibarë …)

 

Atlantida

Me sa duket kontinenti i Atlantidës u shfaq për së pari rreth 500. 000 vjet më parë dhe arriti lulëzimin e tij më të madh rreth 12. 000 gjer më 15. 000 vjet të shkuara, si një kontinent tejet i prirur nga arti, studimi dhe shkenca – ndryshe nga Lemuria, e cila kishte një themel tejet të fortë spiritual në kulturën e saj (do të flas më shumë për Lemurinë në kapitullin tjetër). Dhe ndërsa Lemuria u shkatërrua për shkak të progresionit natyror të ngjarjeve nga Nëna Natyrë, atlantidasit tejet konkurues e shkatërruan vetë vetveten, si pasojë e njohjes së energjisë atomike dhe fizikës nukleare. Më në fund, kur falë eksperimenteve me energjinë elektromagnetike, pjesa më e madhe e kontinentit u fshi nga faqja e dheut, shumica e qytetarëve të saj u vranë – përveç një pakice, që arriti të vejë në Spanjë, Egjipt dhe Jukatan. (Ashtu sikundër se atlantidasit, me sa duket, nuk shqetësoheshin për ndotjen që i shkaktonin globit me industrinë e tyre, nëse ne njerëzit e sotëm nuk do të rreshtim këtë që po i bëjmë planetit tonë, mund të gjendemi në të njëjtën situatë. Fuqia absolute i zvetënon njerëzit në mënyrë po absolute.) Përpara se të vazhdojmë, le të shqyrtojmë provat për ekzistencën e Atlantidës, ashtu siç i paraqet www. world-mysteries. com. Një piramidë e zbuluar nga Dr. Rey Brauni në shtratin e detit në Bahamas më 1970. Brauni shoqërohej nga katër palombarë, të cilët gjetën, gjithashtu, rrugë, kube, ngrehina drejtkëndore, pajisje të paidentifikuara metalike dhe një shtatore që mbante një kristal “misterioz” që përmbante piramida në miniaturë. Pajisjet metalike dhe kristalet u dërguan në Universitetin e Floridë për analiza. U zbulua se kristali e rriste energjinë që kalonte përmes tij.

Rrënoja  rrugësh e ndërtesash të gjetura afër Ishullit Binini [sic] në vitet  ’60-të nga ekspedita e fotografuar dhe e botuar e Dr. Mansan Valentinit. Rrënoja të ngjashme nënujore u fotografuan nga Kei Sali në Bahamas. Rrënoja të ngjashme nënujore u zbuluan në afërsi të Marokut dhe u fotografuan 50 deri në 60 këmbë nën ujë.

Një piramidë e stërmadhe me 11 dhoma u zbulua 10. 000 këmbë nën ujë në mes të Oqeanit Atlantik, me një majë të stërmadhe të kristaltë, siç njofton Toni Benlki. Më 1977 u raportua gjetja e një piramide të stërmadhe pranë Kei Solit në Bahamas, që u fotografua nga ekspedita e Ari Marshallit, rreth 150 këmbë nën ujë. Piramida ishte ndonja 650 këmbë e lartë. Në mënyrë të mistershme, uji përreth saj ishte i ndriçuar nga një ujë i bardhë xixëllues, që rridhte nga të çarat e piramidës, kurse ky rrethohej nga një ujë i blertë, në vend të ujit të zi që ndehej gjithandej në atë thellësi. Një qytet i mbytur ndonja 400 milje larg brigjeve të Portugalisë, që u gjet nga ekspeditat sovjetike të drejtuara nga Boris Austurua, kishte ngrehina të ndërtuara me një beton dhe plastikë skajshmërisht të fortë. Ai tha: “Rrënojat e rrugëve sugjerojnë [sic] përdorimin e hekurudhave me një shinë për transport.” Ai nxorri edhe një shtatore. Hajnrih Shlimani, njeriu që gjeti dhe gërmoi rrënojat e famshme të Trojës (për të cilën historianët mendonin se ishte vetëm një legjendë), ka lënë një shënim për zbulimin e një vazoje nga koha e bronzit, të bërë prej një metali të panjohur nga shkencëtarët që e ekzaminuan atë, në Thesarin e famshëm të Priamit. Brenda saj ka glife në fenikisht që shpallin se ishte dhuruar nga Mbreti Kronos i Atlantidës. Një vazo identike është gjetur edhe në Tiajuanako, në Bolivi. Ekzistojnë edhe shumë e shumë zbulime të tjera, por, sa për të krijuar një ide, edhe kaq mjaftojnë. Me sa duket, ekzistojnë edhe kërkime që kanë nxjerrë në shesh qytetërimet e lashta, për të cilat ne nuk dimë asgjë. Vite më parë, Fransina më tha se përgjatë historisë së saj, Atlantida ka njohur tre kataklizma të mëdha: të parën rreth 50. 000 vjet më parë; të dytën ndonja 25. 000 vjet përpara dhe të tretën, që shkatërroi qytetërimin e tyre, ndonja 12. 000 vjet më parë. Ajo shtoi se këto përmbysje shikoheshin nga disa atlantidas si paralajmërime se ata po rrëmonin në gjëra që do të shembnin qytetërimin e tyre. Për fat të keq, këta “profetë të fundit të botës” ishin pakicë, dhe askush nuk iu vuri veshin.

 

Misteri

Është me interes të shënojmë këtu atë që thotë www. world-mysteries. com për Atlantidën: Historia e asaj se si këto kontinente u banuan nga qytetërime tejet të përparuara është shtanguese, por pas mija vjetësh, gjithçka mori fund, dhe për të mbramen herë rreth 11. 500 vjet më parë me disa ngjarje dramatike planetare, që krodhën dhe zhvendosën kontinentet dhe e mbuluan pjesën më të madhe të tokës me ujë. Çelësat për historinë e tokës përpara se ne të mbanim shënim ngjarjet, mund të gjenden në tekstet sumere. Ky është pak a shumë kufiri kohor që iu shpërvol gjyshe Adës dhe mua nga udhërrëfyesit tanë, shto a hiq 500 vjet. Shumica e njerëzve mendojnë se ajo që ndodhi me Atlantidën ngjan pak a shumë me atë që kam thënë shpesh në TV: një pjerrje polare ushtroi trysni në disa masa toke dhe, tok me zhvendosjen planetare, shkaktoi një plasaritje të kontinenteve. Lemuria dhe Atlantida u zhytën falë kësaj pjerrjeje polare dhe, si pasojë, pjesa më e madhe e tokës u mbulua me ujë. Atlantidasit po eksperimentonin energjinë elektromagnetike dhe gravitetin, që, sipas Fransinës, ishte shkaku madhor i një shkatërrimi të tillë. Normalisht, pjerrja polare vetëm do të përshpejtonte shpërthimet e vullkaneve, tërmetet, dhe zhvendosjen a krisjen e disa masave të tokës, por pjerrja për të cilën po flasim ishte më e madhja në historinë e Tokës. (Pa e zgjatur, vetëm kjo mund të shpjegojë ekzistencën e historisë së Noehut dhe të arkës së tij.) Ky “mbulim i tokës me ujë” mund të haset dendur edhe në tekstet e lashta sumere.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency