Mërtiri: Ajo çfarë po ngre Rama është kudo një tallava, ata nuk e duan të bukurën

0
139

Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ergys Mërtiri tha se ajo që po ndërton Rama me Veliajn është një tallava.  Sipas tij, kjo qeveri nuk e do teatrin, pasi teatri është elitar.

Ergys MërtiriAjo çfarë po ngre Rama është kudo që një tallava. Kultura që ai kërkon të kultivojë është tallava. Sepse kultura e cdo vendi totalitar është tallava. Ne kemi politikë tallava, analistë tallava, gjykata tallava, akademikë tallava.Rama dhe Veliaj kanë urrejtje ndaj gjërave të bukura, pasi janë vetë të shëmtura, janë të shëmtur në shpirt, në politikat që bëjne. Prandaj nuk duan teatër, sepse teatri është elitar dhe  jo tallava. Teatri është e kundërta e betonit që këta po ngrenë. Ata duan të ndërtojnë një qytet gradaçelash. Shikoni si e ka bërë kryeministrin me drita. Ajo që është më e tmerrshme është se jetesa jonë po masakrohet. Rama i ka kapur të gjitha pushtetet e pavarura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here