Përfshihet nga flakët depoja e pajisjeve mjekësore në Prishtinë, raportohet për dëme të shumta

0
59

Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një depo të pajisjeve mjekësore, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë zjarri nuk është shuar akoma ndërsa zjarrfikësit po luftojnë prej orësh me flakët.

Nga pamjet e publikuara duket tym i zi që del nga depoja ndërsa janë regjistruar dëme të mëdha. Vëllai i pronarit të objektit, që e shfrytëzon me qira kjo kompani u shpreh se nuk e di se cilët janë shkaktarët e zjarrit, por se dëmet janë milionëshe.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se nga zjarri s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ahmeti ka thënë se në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here