“Xhaka and Co” priten si heronj në Zvicër

0
185

xhaka_behrami_152215398Përfaqësuesja e Zvicrës ka mbërritur në Zyrih, ku është pritur nga qindra tifozë të lumtur për atë që ekipi i tyre tregoi në Botërorin “Brazil 2014”.Shaqiri dhe Diego Benalio ishin dy futbollistët më të duartrokitur, ndërsa nuk munguan fotot dhe autografet për fansat. “Zvicra ndoshta nuk është kampione e botës, por ka tifozët më të mirë”, – u shpreh tekniku Otmar Hicfeld, që i dha fund karrierës së tij pas ndeshjes me Argjentinën. Kujtojmë që ekipi bëri një ndeshje mjaft të fortë ndaj Argjentinës. Mirëpo yjet e mëdhenj bënë diferencën dhe çuan skuadrën e tyre në fazën tjetër. Ndërsa Zvicra u mjaftua me lojën e mirë dhe të denjë e bërë nga skuadra.

 

 Rodrigez dhe portieri, pjesëtarë të një familjeje

Xhejms Rodriguez është pa dyshim ylli më i shndritshëm i Kupës së Botës “Brazil 2014”. Me 5 gola dhe 2 asiste në 4 ndeshje, mesfushori 22-vjeçar i Kolumbisë i ka bërë të gjithë për vete. Mëngjarash i lindur dhe një talent i padiskutueshëm, i cili mban edhe skeptrin e golit më të bukur. Nëse shprehja thotë “pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e suksesshme” për yllin e Monakos vlen e njëjta gjë. Bashkëshortja e tij nuk është e famshme si në rastet e Shakirës apo Irina Shajakut, por sërish mbetet një femër e bukur dhe shumë e dhënë pas Xhejmsit. Rodrigez është i martuar me Daniela Ospinën, motra e portierit të Kolumbisë, David Ospina, që prej majit 2011 dhe kanë një vajzë 1-vjeçare të quajtur Salome. Një gjë e veçantë që ndodh mjaft rrallë dhe që marrëdhënia e dy lojtarëve shërben shumë mirë për klimën e ekipit. Kjo, pasi të dy janë nga shtyllat më të rëndësishme të një prej skuadrave surprizë të këtij Botërori.

 

 Xherard harron Brazilin, shkon në Ibiza

Lojtarët anglezë tashmë duket se e kanë harruar disfatën e radhës në kompeticionet ndërkombëtare. Duket se eliminimi nga Kupa e Botës nuk ka lënë shije shumë të keqe te Anglia. Madje, për disa prej tyre largimi i shpejtë nga Brazili është parë si një mundësi ideale për të nisur pushimet verore. Kapiteni i Liverpulit dhe “Tre Luanëve” Stiven Xherard ka zgjedhur plazhet e Spanjës, më saktë Ibizën. Legjenda e “The Reds”, një prej më të kritikuarve për performancën e dobët treguar në Botëror, dhe bashkëshortja e tij Aleks, po qëndrojnë prej disa ditësh në Ibiza ku në bazë të fotove që përcillen duken të lumtur dhe në një formë shumë të mirë fizike.

 

 Muntari tymos në dhomat e zhveshjes

Lojtarët afrikanë gjithmonë janë shquar për problemet që u sjellin skuadrave të tyre. Kryesisht të padisiplinuar dhe gjithmonë sjellin lajme për keq. Ndërsa skandalet në kombëtaren e Ganës nuk kanë të përfunduar. Pas përjashtimit të Sulej Muntarit dhe Kevin Princ Boatengut dhe pas eliminimit nga Kupa e Botës “Brazil 2014”, ja ku del në skenë një tjetër ndodhi në grupin e futbollistëve të “Yjeve të Zinj”. Një video, ku shihet mesfushori i Milanit, Muntari, duke pirë cigare, po bën xhiron e botës. Ganezi qëndron ulur bashkë me futbollistë të tjerë dhe me një qetësi për t’u admiruar gjen kohë edhe për të tymosur, megjithëse është në hotelin e skuadrës në Botëror. Nuk ka ende informacion për ndëshkimet që mund të japë FIFA apo Federata Ganeze e Futbollit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency