Presidenti Meta dekoron deputeten shqiptare në Parlamentin kroat, znj. Ermina Lekaj Prijaskaj me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

0
185
Nga Ilir Meta/
Shumë i lumtur të vlerësoja sot një zonjë shqiptare, që në zemër dhe shpirt ka çështjen kombëtare dhe forcimin e faktorit shqiptar në rajon, deputeten e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.
Me mirënjohje për kontributin e shquar të dhënë për mbështetjen dhe promovimin e vazhdueshëm të vlerave më të mira të kulturës, historisë dhe traditave tona, që bashkojnë shqiptarët në të gjitha trojet, si dhe për ndihmesën e vyer në drejtim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar në diasporë, i akordova sot Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Falenderues për angazhimin e saj energjik në forcimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kroacisë mike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here