Ukraina, takim Kerry-Lavrov

0
128

Barack_Obama_and_Vladimir_Putin_walking_in_Ireland

Telefonata e së premtes Obama-Putin ka vënë në lëvizje diplomacinë në aksin Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Rusi për zgjidhjen e krizës ukrainase.

Sekretari i Shtetit, John Kerry u detyrua të anulojë në minutat e fundit fluturimin e tij nga Lindja e Mesme për në Uashington dhe të ndërrojë kurs me drejtimin e ri; Parisin. Pikërisht në kryeqytetin francez, kryediplomati amerikan do të zhvillojë një takim me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov të dielën në mbrëmje.

Më herët Rusia ‘qetësoi’ komunitetin ndërkombëtar duke deklaruar se nuk ka ndërmend dhe as plan që të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.

Në një intervistë për televizionin shtetëror, Rossiya 1 të shtunën, kryediplomati rus tha: “Absolutisht nuk kemi ndërmend apo interes për të kaluar kufirin ukrainas, por jemi gjithnjë të gatshëm për të mbrojtur banërt rusisht-folës në Ukrainë duke përdorur të gjitha mjetet ligjore dhe diplomatike”.

Mediat në Moskë raportojnë se menjëherë pas transmetimit të intervistës, Lavrov ka patur një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit John Kerry, me kërkesë të këtij të fundit.

Deklarata u lëshua nga vetë Lavrov një ditë pas bisedës telefonike mes presidentit amerikan Barack Obama dhe atij rus, Vladimir Putin, ku sic njoftohet nga Shtëpia e Bardhë është diskutuar mbi mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike për krizën.

Të premten, Presidenti rus Vladimir Putin i ka telefonuar homologut të tij amerikan, Barack Obama për të diskutuar mbi propozimin e Shteteve të Bashkuara për një zgjidhje diplomatike të krizës së Ukrainës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Në njoftimin e shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Obama i ka bërë të qartë homologut rus se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin gjetjen e një shtegu diplomatik për uljen e tensioneve.

“Presidenti Obama bëri të qartë se kjo është e mundur vetëm nëse Rusia tërheq trupat e saj dhe nuk ndërmerr më asnjë hap tjetër që shkel më tej integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Në takimin Kerry-Lavrov pritet të diskutohet plani amerikan për zgjidhjen e krizës. Plani i Uashingtonit, i konsultuar me Ukrainën dhe partnerët europianë përmban ndalimin e grumbullimit të trupave ruse në kufirin me Ukrainën, dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në Gadishullin e Krimesë për të mbrojtur të drejtat e rusisht-folësve dhe tërheqjen në bazë të të gjitha trupave ruse në këtë Gadishull.

Pika e fundit e planit amerikan pasqyron qëndrimin e Perëndimit për mosnjohjen e referendumit të 16 marsit, fill pas të cilit parlamenti rus dhe presidenti Putin bënë pjesë integrale të Federatës territorin ukrainas.

Kjo pritet të jetë pika më e nxehtë në bisedime. Analistë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se vështirë që Kremlini të tërhiqet nga Krimeja, përfshirjen e së cilës nën sovranitetin e vet e ka bërë tashmë fakt të kryer.

 

 

Gazi amerikan në Evropë?

A mundet ta ndryshoje gjeopolitiken gazi amerikan. Jo shume vite me pare, pakkush do t`i imagjinonte ndryshimet befasuese qe po ndodhin sot ne sektorin amerikan te energjise: dikur nje nga importuesit me te medhenj te saj, tani planifikon te eksportoje ne te gjithe pjesen tjeter te botes rezervat e veta te bollshme.

Formacionet argjilore dhe gazi i gjendur mes tyre e mundesojne te gjithe kete boom prodhimi ndersa perhere e me shume shtohen kerkesat per rritje te eksporteve, levizje kjo qe jo vetem do t’i shnderroje Shtetet e Bashkuara ne lojtar dominues te sektorit, por do te trondise gjithashtu nga themelet tregun global te energjise.

Megjithate nga e thena, ne te bere, kalon shume uje ne mes. Duket e thjeshte te shprehet me fjale, por me e veshtire per zbatuar. si fillim, me rregullat ekzistuese kompanive i nevojitet aprovim per te eksportuar gaz natyror ne vendet qe nuk kane firmosur marreveshjen e tregtise se lire me Ameriken.

K ketu perfshihen edhe konsumatore te medhenj global si shtete te fuqishme ne Europe dhe Azi. Departamenti Amerikan i Energjise i ka dhene miratimin e tij 7 firmave, megjithate pjeses derrmuese te tyre i duhet edhe drita jeshile e komisionit federal rregullator te energjise. si per t`i veshtiresuar akoma me shume punet, ketyre kompanive do t`u kerkohet te ndertojne komplekse qe te menaxhojne eksportet e gazit, sepse facilitete te tilla, aktualisht, nuk ekzistojne. ndertimi i tyre do te hante shume kohe dhe terminali i pare nuk mund te jete gati pervecse nga fundi i 2015-tes.

Punimet per te tjeret mund te nisin ndermjet viteve 2017-2019. duhet e pakta kater vjet per ngritjen dhe funksionimin e nje terminali te tille, thone ekspertet, por sidoqofte Amerika gezon nje avantazh ne tregjet e energjise, e ai eshte cmimi.Gazimi natyror ne Shtetet e Bashkuara kuotohet tek 4 dollaret per njesi termale, nje kosto kjo me e vogel se ne europe dhe azi. arsye kryesore e nje pabarazie te tille eshte se kompanite furnizuese ne vendet europiane dhe aziatike priren ta lidhin cmimin e gazit me ate te naftes, cka e rrit koston tre apo kater here me shume sesa ne Shtetet e Bashkuara. Nese Amerika qe nuk i indekson çmimet e gazit me ato te arit te zi nis te eksportoje ne keto vende, atehere çmimi i gazit natyror ne mbare globin, do te bjere.

 

 

 

Pas takimeve në Evropë, Obama takon Mbretin Abdullah

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka takuar në Riad Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite.

Takimi ka ndodhur në kohën e tensioneve midis dy vendeve në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe luftën civile në Siri.

Pas takimit dyorësh, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë, me të cilën ka nënvizuar marrëdhëniet ”e fuqishme” dypalëshe.

Zyrtarët të paidentifikuar amerikanë kanë thënë se Obama i ka thënë Mbretit se nuk do të pranojë ”një marrëveshje të keqe” për Iranin.

Arabia Saudite vazhdimisht ka kërkuar nga Uashingtoni që të ofrojë më shumë mbështetje për rebelët sirianë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency