Ambasadori i SHBA-së Lu: Me votë refuzoni politikanët kriminelë, mos e shisni atë. Nëse s’votoni mos u ankoni

0
209

 Donald LuAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, u bëri thirrje dje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 21 qershor. Nga një takim në Korçë ku u zhvillua Akademia Politike Rinore me pjesëmarrjen e anëtarëve të forumeve rinore të partive politike, Lu theksoi dje rëndësinë e votimit nga të rinjtë.

“Ky është një vend ku të rinjtë zotërojnë fuqinë – fuqinë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre dhe fuqinë për ta ndryshuar të gjithë sistemin politik. Ju keni fuqinë të refuzoni politikanët kriminelë, blerjen e votës dhe retorikën politike inatçore. Por, ju e keni këtë fuqi vetëm nëse votoni”, iu drejtuar diplomati amerikan të rinjve të Korçës.

Më tej duke vënë në dukje rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, ambasadori iu referua një shprehjeje që përdoret në Amerikë ku tha se “nëse nuk voton, mos u anko”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here