Aksident në Urën e Farkës, humbin jetën dy persona

0
277

aksidentNjë aksident i rëndë rrugor, i ndodhur pak pas mesditës së të martës në aksin rrugor që lidh Tiranën me Elbasanin, u ka marrë jetën dy personave. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si Ura e Farkës. Dy automjete, një “Alfa Romeo: me targa “AA 378 EE” me drejtues shtetasin Denis Dervishi dhe një mjet kamion me targa “TR 7659 G”, me drejtues Alban Stafa janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip “Alfa Romeo”, shtetasi Denis Dervishi dhe një tjetër person që udhëtonte me të. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes  me qëllim zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal që i mori jetën dy personave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here