Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ai i dhënë më pas nga Kolegji Zgjedhor që la pa numërues në zgjedhjet vendore Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka sjellë krisjet e para në aleancën e re mes forcës së drejtuar nga Shpëtim Idrizi dhe partisë kryesore të koalicionit të majtë të kryesuar nga Kryeministri Rama.
Përmes një bashkëbisedimi me gazetarët lidhur me këtë çështje nga selia e PDIU-së, Idrizi deklaroi dje se kjo vendimmarrje erdhi vetëm në saj të presionit të partive të mëdha. Në këtë kontekst, ai nuk ngurroi të kërcënonte aleatët e PS-së dhe LSI-së se në rast se nuk garantohet me ligj mbrojtja e votës për forcën që ai drejton, atëherë theksoi Idrizi, PDIU nuk do të mbështesë kandidatët e dy forcave kryesore në zgjedhjet vendore në 61 bashkitë e vendit.
“Ne po e ndjekim në dinamikë procesin, nuk kërkojmë as bisedime dhe as lëmoshë nga askush dhe ne patjetër që do t’i drejtohemi aleatëve tanë për të marrë garancinë ligjore që vota e PDIU nuk do të preket. Nëse nuk e marrim këtë garanci ligjore padyshim që nuk do të kenë mbështetjen tonë në të gjithë Shqipërinë.
Për më tepër lexoni nesër në gazetën “Standard” në print