Eurostat: Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon

0
244

Gjiknuri RamaZyra për Statistika e Komisionit Evropian Eurostat publikoi statistikat e fundit për çmimin e energjisë elektrike, ku duket se Shqipëria nuk është aspak e favorshme për çmimin e energjisë. Në kundërshtim më çmimin shqiptar, Kosova garanton çmimin më të ulët në Europë për qytetarët dhe bizneset të saj. Sipas Eurostat, kosovarët paguajnë mesatarisht 5,5 cent për kilovat në orë, ndërsa në Shqipëri paguhet mesatarisht 11,6 cent për kilovat në orë.

Pavarësisht se Kosova është një vend që importon energji nga Shqipëria, ajo mundëson një çmim më shumë se dy herë më të ulët. Kosova ndiqet nga Serbia me 6.1 cent për kilovat në orë, ndërsa pas Serbisë lista vazhdon me Maqedoninë me 6.76 për kilovat në orë, Bosnje dhe Hercegovina me 7.9 kilovat në orë dhe Mali i Zi me 8.83 për kilovat në orë.

Përveç efekteve negative që barra e lartë financiare sjell për konsumatorët shqiptarë, ky çmim përbën një element negativ për kompanitë private që operojnë në Shqipëri. Një kosto e lartë energjitike bën që Shqipëria të jetë më pak atraktive për investitorët e huaj, sidomos atyre që operojnë në fushat e industrisë së rëndë dhe industrisë fason.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here