Qeveria e Kosovës, marrëveshje me FMN për 185 milion euro kredi

0
178

FMNRepublika e Kosovës ka arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vlerë rreth 185 milionë euro, me kohëzgjatje 22 mujore, për realizimin e disa projekteve që pritet të ndikojnë në përmirësimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ministri i Financave të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se niveli i ulët i borxhit publik të Republikës se Kosovës mundëson hyrjen në borxhe të reja ndërkombëtare.

“Borxhi publik i Kosovës është mjaft i ulët, është 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe kjo na mundëson për të hyrë në kredi ndërkombëtare me kushte të favorshme për të mundësuar zbatimin e disa projekteve që kjo qeveri i ka bërë të ditura tash e sa kohë. Janë projektet në fushën e bujqësisë, në ujitjen e tokave, të infrastrukturës hekurudhore dhe projekte të tjera në arsim e shëndetësi”, tha ministri Hoti.

Kreu i misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, u shpreh se rritja ekonomike në Kosovë ka mbetur relativisht e fortë dhe e qëndrueshme viteve të fundit, e nxitur pjesërisht nga remitancat e larta nga diaspora.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here