Kapet me 117 fara kanabisi, arrestohet 21-vjecarja franceze në Qafë-Thanë

0
197

Policia kufitare e Qafë-Thanës ka arrestuar një 21-vjeçare franceze, pasi gjetën në çantën e saj 117 fara kanabisi.

Në pranga ra Marion Alain Anastasia Coudair, banuese në qytetin Ecully të Francës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.06.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasja franceze:

Marion Alain Anastasia Coudair 21 vjeçe, banuese në qytetin Ecully-Francë.

Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar, konkretisht në çantën personale të kësaj të fundit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 117 fara të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Sektori për narkotikët e trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Kjo shtetase u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a e 22 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here