Braimllari: PS theu besimin tek drejtësia

0
166

Endrit Braimllari nga Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se vota e mazhorancës këtë të mërkurë për të mos autorizuar Prokurorinë që të kufizojë lirinë e Saimir Tahirit theu besimin tek drejtësia dhe tek flamuri i saj, reforma në drejtësi.

“Është një votë që theu besimin tek drejtësia, sepse gjithë ajo zhurmë mediatike që u bë për reformën në drejtësi, e theu plotësisht sot”, u shpreh ai.

Sipas Braimllarit, mazhoranca po ushtron presion ndaj Prokurorisë.
“Kjo mazhoranca ka ditë të tëra që ushtron presion ndaj drejtësisë dhe prokurorisë, sepse është mazhorancë e lidhur me trafikun. Deputeti duhet të ketë imunitet për një sulm politik, por jo për një akuzë për trafik”, u shpreh ai në “Top Story”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here