Trajneri i Palermos Gasperini për Ujkanin: Gabimet e portierëve nuk falen

0
168

Altin Vorpsi

ujakniGabimi që bëri një javë më parë në takimin me Udinezen, mund të mos i kushtojë vetëm dy pikë. Samir Ujkani tashmë është në qendër të kritikave të mediave italiane, pasi me paraqitjet e bëra me ngjyrat rozë e zi të Palermos nuk bind më askënd.

 

 

Aventura e Samir Ujkanit tek Palermo duket se nuk do të jetë shumë e gjatë. Portieri shqiptar, me paraqitjet e fundit që ka bërë në kampionatin italian, ka dëshpëruar edhe teknikun e këtij ekipi. Gjatë konferencës për shtyp që mbajti dje, Xhampiero Gasperini, që mbërriti tek Palermoja për të shpëtuar ekipin nga rënia nga kategoria, shpjegoi se roli i portierit është delikat. Këto fjalë tregojnë edhe një pozicion që do të mbajë shoqëria siciliane gjatë merkatos së janarit, edhe pse zëvendëspresidenti i këtij klubi ka mohuar çdo lajm që flet për largimin e numrit një shqiptarë.

 

Trajneri

Një ditë para sfidës me Fiorentinën, Xhampiero Gasperini u pyet për Ujkanin që sipas medieve italiane i humbi dy pikë të vlefshme Palermos në sfidën me Udinezen. Përballë friulanëve shqiptari nuk arriti të mbërthente si duhet sferën duke i dhënë kështu shansin Antonio di Natales për të shënuar gol duke anuluar golin e avantazhit të shënuar prej Josip Iliçiçit. “A mu desh që t’i jepja kurajo Ujkanit? Për atë nuk është një situatë e lehtë. Them se ndodhet në një periudhë delikate. Ka bërë shumë paraqitje të mira që janë shoqëruar me gabime të mëdha. Këto të fundit kanë ndikuar në rezultatet që ka marrë skuadra dhe vlerësimet që ka marrë vetë portieri. Përveç kësaj më duhet të shtoj se ai është rritur shumë. Mjafton të shikojmë performancën që ka treguar përballë Juventusit dhe Interit. Gabimet e një sulmuesi me portën bosh mund të harrohen, ndërsa ato të portierit jo. Ujkani, që të bëhet një portier i madh, duhet të kalojë këto situata edhe nga ana psikologjike”.

 

Zv.presidenti

Paraqitjet e dobëta kanë bërë që emri i Samir Ujkanit të lakohet shumë në mediat italiane. Siç dihet, prej kohësh skuadra e Palermos është gati t’i ofrojë një kontratë portierit të Kievos, Sorentino. Në këtë marrëveshje parashikohet që të futet edhe Ujkani që mund të ndryshojë qytet duke kaluar në Verona. Por kjo “telenovelë” po zgjat pre ditësh mund të mos realizohet. Dje ka qenë vetë zëvendës presidenti i Palermos, Miçike që ka hedhur poshtë zërat që flasin për një largim të mundshëm të Ujkanit. Në një intervistë ekskluzive që dha për sajtin “Calciomercato.it”, Gulielmo Miçike tha: “Nuk ka asnjë dyshim. Samir Ujkani do të qëndrojë”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency