“Jam e pafajshme, kam kryer vetëm detyrën”/ Akuza për korrupsion, GJKKO lë në burg sekretaren e përgjithshme të MSH. Mbetet në qeli dhe zyrtarja tjetër

0
70

GJKKO cakton ‘arrest në burg’ për Joana Duron dhe Laura Shteton, dy zyrtaret e akuzuara për korrupsion.

Joana Duro, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë akuzohet se mori 330 mijë lekë të reja për të favorizuar kompaninë “DRICONS” në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Në seancën e sotme, Duro nuk e ka pranuar akuzën dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën. Avokatja ka thënë se nuk duhet të hetohet nga SPAK sepse posti i sekretares së përgjithshme të ministrisë nuk është zyrtar i lartë.

Ndërkohë avokati i Shtetos ka deklaruar se klientja e tij nuk është në gjendje të qëndrojë në burg për shkak të problemeve shëndetësore, por gjykata ka kërkuar ekspertizë dhe nuk e ka pranuar kërkesën e tij.Dy zyrtaret janë dërguar në burgun e grave në Ali Demi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here