Truprojat e Kim Jong Un pastrojnë trenin e blinduar (video)

0
123

Edhe këtë herë Kim Jond Un, ka zgjedhur që udhëtimin e tij të gjatë ta bëj me tren të blinduar, i shoqëruar nga dhjetëra truproja.

Të gjithë gazetarët, diplomatët dhe të tjerë persona që gjendeshin në stacionin e trenit në Vladivostok të Rusisë, kanë parë një skenë të pazakontë.

Ndërsa treni po ndalej në stacion dhe po e ulte në vijimësi shpejtësinë, një truprojë e pastron mjetin. Ndërsa në “aksion” nuk ishte vetëm një truprojë, por disa të tilla.

Të veshur në kostume të zeza dhe me doreza të bardha, truprojat kujdesen maksimalisht që dalja e Kim nga treni të jetë sa më spektakolare.

Ata ndër të tjera duan që lideri i tyre të zbresë nga një tren “xham i pastër”. Lideri koreano-verior zhvilloi takim me Putin. Kjo nuk është hera e parë që truprojat e liderit koreano-verior shfaqen në skena të pazakonta.

Edhe në takimin e Kim me presidentin amerikan Donald Trump, truprojat shihen duke vrapuar në radhë pas limuzinës ku ndodhej lideri absolut i Koresë Veriore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here