Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, ndërtoi të parën dhe të vetmen Klinike Lëvizëse Shëndetësore, e cila që prej 2015-ës ka ofruar ekzaminime shëndetësore falas për mijëra banorë në çdo cep të Shqipërisë, që nga Valbona, Thethi, Lëpusha, Bajram Curri, Shkodra, Lezha, Korça, Pogradeci, Elbasani, Tirana, Berati, Vlora, Saranda, Konispoli etj. Prej vitit 2015 “Vital Truck”, e para dhe e vetme klinikë lëvizëse në Shqipëri dhe rajon dhe e ideuar nga UNIQA Insurance Group, ka bërë rreth 4500 km, njësoj si ti biesh Shqipërisë katër herë rreth e qark. Nën moton “Më mirë është ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë” kjo klinikë e lëvizshme, unike në llojin e saj në të gjithë rajon, kryen vizita për 8-9 lloje të ndryshme sëmundjesh, duke përfshirë edhe imazheritë e ndryshme që janë të domosdoshme. Kemi bërë të mundur që të shkelim të gjithë territorin e Shqipërisë dhe t’i krijojmë mundësinë të gjithë qytetarëve, burra dhe gra, vajza dhe djem, që të kontrollohen dhe të kenë mundësinë për të parë veten e tyre. PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM PARANDALIMI I SËMUNDJEVE? Dr.Erjeta: “Kur flasim për shëndetin tonë, parandalimi është më mirë sesa kurimi. Njerëzit duhet të parandalojnë sëmundjet, pa pritur për t’i kuruar ato. Në ditët e sotme, me zhvillimet e fundit, shumë sëmundje janë të parandalueshme dhe mund të menaxhohen shumë më mirë nëse kapen apo identifikohen në faza të hershme. Për shumë njerëz është në edukatën e tyre mjekësore të shkojne tek mjeku vetëm kur janë semurë. Ndaj, kryerja e një kontrolli periodik, check-up, është e rëndësishme, edhe kur nuk jeni sëmurë, sepse do t’ju tregojë nëse duhet të kujdeseni për ndonjë gjëndje shëndetësore që ju nuk e keni patur apo nuk e keni ditur. Kurrë nuk mund të dimë çfarë konkluzioni mund të dalë nga një diagnostikim check-up. Nëpërmjet tij, mjeku do jetë në gjëndje t’ju tregojë mënyrën me të cilën ju mund të parandaloni problemet shëndetësore prej përkeqësimit në të ardhmen, duke ndryshuar disa prej zakoneve tuaja ditore, dietës ushqimore apo mjekimit. Nëpërmjet kontrolleve check-up periodike, arrihet të parandalohen dhe kurohen një numër i madh sëmundjesh si sëmundje të arterieve koronare, sëmundje të mëlçisë të shkaktuara nga hepatiti ose alkooli, diabeti, kancerit të gjirit, prostatit, aparatit tretës, osteoporoza, etj. Parandalimi jo gjithmonë ndalon gjërat e këqia për të ndodhur, por ndihmon për t’ju mbajtur më të shëndetshëm në kohë. Ju do të jeni shumë më pak te prirur që të prekeni nga sëmundje të caktuara nëse merrni masa parandaluese” POR ÇFARË SHËRBIMESH OFRON SIGAL UNIQA “VITAL TRUCK”? Dr.Agroni: “SIGAL UNIQA Vital Truck mundëson një shumëllojshmëri ekzaminimesh, duke nisur nga vizita dhe konsulta me mjekun patholog, matje e sheqerit në gjak, vizitë e syve ORL, Audiograma, EKG e zemrës, Mamografi Echo abdominale, Echo e indeve të buta, matje e kapacitetit vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak, etj…” Këtë mars, Klinika Lëvizëse do të stacionohet në zemër të Tiranës për dy ditë me rradhë, në data 17 dhe 18, ndaj mjekja Erjeta Ashiku fton qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi të artë. Dr.Erjeta 2: “Nën moton ‘Jetojmë më mirë së bashku’, Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” do të pozicionohet në sheshin “Italia”, përpara stadiumit “Air Albania” në Tiranë më data 17 dhe 18 Mars ndaj ftoj të gjithë qytetarët të përfitojnë nga kjo mundësi për të kryer vizita dhe ekzaminime falas”. “VITAL TRUCK” do të vazhdojë udhëtimet e tij mjekësore edhe në të ardhmen në çdo zonë të Shqipërisë nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim. Kjo nismë madhore e kompanisë sonë, unike në llojin e saj jo vetëm në Shqipëri, ka për synim sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë që ka shëndeti në përditshmërinë tonë. Për këtë arsye, në paketat tona të sigurimeve një pjesë të rëndësishme zënë ato shëndetësore duke sjellë edhe ide inovative për tregun siç është edhe Teleshëndet. SIGAL UNIQA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU #sigal #sigaluniqa #uniqa #jetojmememiresebashku #SIGALUNIQAVitalTruck