“Shqipëria po digjet”, Vasili: Deri kur kështu ma? Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore

0
143

Zjarret janë bërë kërcënim deri edhe për sigurinë kombëtare të vendit e megjithatë, siç duket nuk janë në fokus të shqetësimit kryesor të kryeministrit Rama.

Për këtë shqetësim ka reaguar edhe ish-kreu i LSI-së njëherëshe dhe kryetari i grupit parlamantar i kësaj force politike, Petrit Vasili.

Me anë të  një postimi në rrjetin social facebook Vasili shkruan se:

“Zjarre të frikshme që po asgjesojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve.
Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake.

Postimi i plotë

Situatë e jashtëzakonshme, Shqipëria në flakë.

Zjarre të frikshme që po asgjesojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve.
Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake.

1. Ku është qeveria?
2. Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme?
3. Ku është shtabi qeveritar i emergjencës?
4. Ku është shteti që, në këto ditë të rënda, duhej të ishte i gjithi në këmbë?

Apo le të digjet vendi dhe pastaj vjen kryeministri për ngushëllim dhe qan me kujë?

Shqipëria digjet, kryeministri krihet.

“Deri kur kështu ma?”, thoshte Migjeni i madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here