Vetëdorëzohen 3 personat e shpallur në kërkim për konfliktin në Kukës

0
39

Tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të ndodhur më 22 prill në Kukës janë vetëdorëzuar ditën e sotme.

Pas konsultimit me prokurorin, shtetasit e vetëdorëzuar A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Pas sherrit nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, gjithashtu të përfshirë në këtë rast.

Ndërkaq, Policia po punon për kapjen e personit të fundit të kërkuar për këtë rast, Q. M., 29 vjeç.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës”, sipas policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here