‘Qeveria është shndërruar në organizatë kriminale”, Noka: Në Tropojë është krijuar ”5R” e Rexhës, si ”5D” e Tiranës

0
45

Deputeti i PD-së Flamur Noka, gjatë një takimi me demokratët në qytetin e Tropojës, ka deklaruar se qeveria është shndërruar në organizatë kriminale.

Po ashtu, Noka theksoi e sot Shqipëria është e zhytur në dëshpërim se qeveria po bën ligje për të vjedhur dhe po sillet në mënyrë çnjerëzore me qytetarët.

“Edi Rama dhe regjimi i tij po tentojnë të përkulin Tropojën. Në çdo fshat nuk mbillet më asgjë se nuk ka ku shitet, nuk ka treg, sepse qeveria e Ramës ka bllokuar subvencionet. Sot sheh dëshpërim në Tropopë e në Shqipëri. Kemi një pushtet që ka zhytur Shqipërinë në situatë të mjerë. Qeverisja e Ramës është shndërruar në organizatë kriminale, që ka si synim grabitjen. Edhe në Tropojë është krijuar 5R e Rexhës, siç funksionon 5D në Tiranë. Qeveria sillet në mënyrë çnjerëzore me qytetarët. Rrëmbejnë pronat, bëjnë ligje për të vjedhur bregdetin. Shqipëria është nën këtë babëzi, sepse në vend nuk ka drejtësi”, tha Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here