45 të arrestuar në Elbasan , gazetari: U kapën ata të “tezgave” të drogës

0
173

Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga operacioni i policisë në Elbasan ku u arrestuan 45 persona dhe u shpallën në kërkim shtatë të tjerë.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se arrestimet janë kryer ndaj shpërndarësve të lëndëve narkotike, të quajtur ndryshe si “tezgat” apo “kioskat”. Sipas gazetarit, ky ka qenë një operacion që synonte goditjen e pikës fundore të trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Gazetari tha se operacioni është kryer pas infiltrimit të agjentëve të policisë.

“Për herë të parë një prokurori rrethi bën një operacion kaq masiv. Është kaq masiv, sa nuk kishin ku ti çonin ata sa i kanë hipur nëpër autobuzë për ti sjellë në Tiranë.

 

Bëhet fjalë për goditjen e katër grupeve që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Ky grup është marrë më shumë me shpërndarjen. Është goditur rrjeti i shpërndarjes së narkotikëve. Pyeta pasdite dhe më thanë, na kanë hequr të gjithë “tezgat”. Muajin tjetër do të vijnë tezgat e reja.

Mes këtyre katër grupeve, 29 prej tyre janë të skeduar. Sheshet janë të ndara, me grupe.

 

Prokuroria ka bërë përgjime dhe ka goditur rrjetin shpërndarës në qarkun e Elbasanit, pra tezgat dhe kioskat.”

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here