Mandati i Xhaçkës, këto janë 44 firmat e PD-së për në Kushtetuese, mes tyre edhe 2 deputete të Bashës

0
58

Me shkresën e firmosur nga 44 deputetë të opozitës, Gazment Bardhi paditi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Parlamentit për të mos dërguar përpara gjyqtarëve mandatin e Olta Xhaçkës, mes tyre 2 deputetet e Bashës Eralda Tase Bane dhe Ori Nebiaj.

Padia e re, e dyta për të njëjtën çështje, tashmë i kërkon gjyqtarëve që të shprehen në mënyrë të qartë si edhe të evidentojë nëse votimi kundër një vendimi kushtetues përbën vepër penale për deputetët.Është në nderin e kësaj gjykate, që pa asnjë vonesë të mëtejshme, pa i zgjatur procedurat me muaj të tërë, do të duhet të mblidhet me urgjencë për të rivendosur në vend dinjitetin e përdhosur nga shumica parlamentare.” – tha Bardhi.

Vendimin e Kuvendit, që refuzoi ta dërgonte çështjen për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, opozita e lexon jo vetëm si mbrojtje politike për Xhaçkën, por edhe si një mesazh ndaj hetimit të nisur nga SPAK për përvetësimin të 11 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Dhërmiut, prona në të cilën bashkëshorti i deputetes socialiste do të kryente investimin strategjik.

Pas padisë së opozitës, Gjykata Kushtetuese do të përballet edhe njëherë me çështjen e legjitimitetit të mandatit parlamentar të Olta Xhaçkës, e cila që prej korrikut 2022 akuzohet për konflikt interesi nga opozita.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here