‘Minimumi jetik 200 euro’/ Teliti zbulon çfarë do përmbajë programi ekonomik i PD

0
45

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, njofton se kanë filluar punën mbi programin ekonomik të PD-së për zgjedhjet e ardhshme qëndrore 2025, duke renditur edhe prioritetet kryesore të këtij programi.

Teliti njofton se ky do të jetë një program ku shteti e qeveria do të jenë shërbëtori dhe qytetarët do jetojnë nën regjimin e shanceve të barabarta.

Në një postim në FB, Teliti shprehet se “ky do të jetë një program ku pensionistët e shtresat në nevojë do mund të dalin nga gropa e varfërisë, minimumi jetik 200 euro shumë shpejt realitet”.

Postimi i plotë:

Programin Ekonomik 2025-2029…COMING SOON!

Bashkë me Klodin, Liljanën, Hysenin dhe ekspertë të tjerë të departamenteve në PD, po punojmë intensivisht për hartimin e programit 2025-2029 të Partisë Demokratike.

Ky do të jetë një program që do i japë përgjigje sfidave të ekonomisë së dërrmuar dhe sektorëve të saj të braktisur.

Ky do të jetë një program ku shteti e qeveria do të jenë shërbëtori dhe qytetarët do jetojnë nën regjimin e shanceve të barabarta.

Ky do të jetë një program që në qendër të tij do të ketë individin, familjen dhe mirëqënien e saj, mbështetjen e rinisë e luftën ndaj migracionit.

Ky do të jetë një program ku pensionistët e shtresat në nevojë do mund të dalin nga gropa e varfërisë, minimumi jetik 200 euro shumë shpejt realitet.

Ky do të jetë një program që lartëson në piedestal shpirtin sipërmarrës duke i ardhur në ndihmë me një sistem taksash të ulta e procedura të thjeshta.

Ky do të jetë një program që do të bazohet në përdorimin eficent të cdo qindarke të buxhetit të shtetit. Arsimi, shëndetësia, bujqësia, turizmi dhe infrastruktura prioritete qeverisëse.

Programi ekonomik 2025 po vjen, një përgjigje dhe ofertë reale për hallet e njerëzve, sipërmarrjes dhe ekonomisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here