Të kujt janë paratë në banka? 4.5% e individëve zotëronin 58% të kursimeve vitin e shkuar

0
31

Shqiptarët patën 1.2 trilionë lekë të kursyera në banka në fund të 2023-shit, por pjesa më e madhe e këtyre parave iu përkasin pak individëve. Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se më shumë se gjysma, gati 690 miliardë lekë zotëroheshin nga vetëm 4.5 për qind e qytetarëve.

Agjencia nxjerr në pah gjithashtu se afro 1.7 milionë llogari kanë deri në 2.5 milionë lekë, ndërsa gati 900 mijë prej këtyre depozitave janë bosh, pra kanë më pak se 100 lekë në gjendje.

Po kemi ca, po nuk janë shumë. Nuk është se na tepron shumë nga shpenzimet që kemi. Ato që kam i kam në lekë.

Marrë në rrafshin e familjeve, afërsisht 16 për qind e rreth 740 mijë familjeve në Shqipëri kanë 58 për qind të kursimeve në banka.

Po pse është kaq e theksuar fotografia “bardh e zi” e pabarazisë te shqiptarët?

Duke marrë parasysh se 40 për qind e të ardhurave të individëve shkojnë për konsum bazë.. Kjo tregon nga ana tjetër që do të kemi nivel të ulët të kursimeve. Kjo rrjedhimisht përcjell efekte në ekonomi duke ngadalësuar shumë procese ekonomike”, tha Leons Hasani, ekspert për ekonominë.

Në disa qarqe ka rritje, në disa qarqe ka rënie. Për shembull në qarqet e Veriut ke mi rënie të nivelit të të ardhurave të familjeve shqiptare, ndërkohë që në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Korçës kemi rritje të indeksuara të ardhurat me normën e inflacionit.

Pabarazia në normën e kursimit është vetëm maja e ajsbergut të pabarazisë së përgjithshme të popullsisë. Shtresat e pasura të popullsisë, përveç llogarive bankare, mbajnë investime në prona të patundshme, biznese apo tituj borxhi./A2 CN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here