Dëshmitë / Vrasja e Aishtës dhe e shefit të FNSH-së, policia nuk i kishte larguar banorët

0
130

 

 

simon gjeta (1)

Njeriu që vrau komandantin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër mbrëmjen e së shtunës ishte një i sëmurë psikik. Psikiatri Gjon Preçi tregon profilin e tij bazuar në diagnostikimin psikiatrik. Ruzhdi Aishta në kokën e tij bënte luftë me mjedisin dhe fabrikonte vazhdimisht armiq

 

Pas më shumë se 3 ditësh nga ngjarja e rëndë në fshatin e Obotit të Ri ku u plagos 21-vjeçari Besar Sherbela dhe më pas humbi jetën drejtuesi i grupit të FNSH-së, Simon Gjeta, e që 12 orë pas rrethimit u ekzekutua edhe autori i ngjarjes, Ruzhdi Aishta, detaje të reja dalin në dritë ndërsa bashkëbisedon me banorët e fshatit jashtë kamere. Sipas banorëve të këtij, fshati Ruzhdi Arishta ishte fqinji më i ri i tyre. Ai kishte mbërritur në banesën ku u ekzekutua 3 vite më parë, pasi më herët kishte jetuar në shtëpinë e të parëve në kodrën ngjitur. Me ta rrëfejnë fqinjët nuk ka pasur përplasje, apo debate edhe pse ishin të vetëdijshëm për gjendjen e tij psikike. Gjatë kohëve të fundit situata e tij u rëndua megjithatë ky i fundit nuk paraqiste shenja dhune. Për Ruzhdi Aishtën mbërrijnë shumë versione si rreth jetës që bënte, ashtu edhe për mënyrën se si sillej me të tjerët. Deri më tani askush nuk ka pranuar të flasë publikisht, as vetë familja e tij e cila negocioi për orë të tëra që ai të vetëdorëzohej, por pa ja dalë. Nga ana tjetër fqinjët ngjitur me të na rrëfejnë jashtë kamere se për ta tmerri i përjetuar në 12 orë nuk ka të përshkruar. Policia as që i ka lajmëruar për këtë sulm dhe aq më pak t’i ketë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për t’u mbrojtur jetën nga plumbat.

 

Flet psikiatri

Por kush ishte Ruzhdi Aishta, njeriu që vrau komandantin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, mbrëmjen e së shtunës. Psikiatri Gjon Preçi tregon profilin e tij bazuar ne diagnostikimin psikiatrik. Ruzhdi Aishta në kokën e tij bënte lufte me mjedisin dhe fabrikonte vazhdimisht armiq. Mjeku neuropsikiatër shef i qendrës komunitare të shëndetit mendor në Shkodër, Gjon Preçi e ka njohur mjaft mire vrasësin e komandantit Simon Gjeta. Preçi tregon se familjarët e Aishtës ishin vazhdimisht të shqetësuar për gjendjen e tij. Sepse ishte i aftë edhe të sigurojë armë. Ai ishte pacient kronik, i njohur prej vitesh. Kontakti i fundit që psikiatri ka patur me Aishtën, ishte para një viti. Për Preçin, përmasat e krimit mund të ishin minimizuar, dhe ngjarja tragjike do ishte evituar nëse policia do kishte kërkuar konsultë me mjeket për Aishtën.

 

Hetimi i prokurorisë

Ruzhdi Aishta i ekzekutuar tashmë nga Forcat RENEA, është autor i plagosjes së 21-vjeçarit Besar Sherbela dhe i vrasjes së Komandantit të FNSH-së Simon Gjeta. Për 12 orë me radhë ai qëndroi në aneksin e shtëpisë së tij në Oblik duke qëlluar me kallashnikov në drejtim te forcave speciale. Prokuroria për Krime të Rënda ka administruar në dosjen hetimore, planin operacional të forcave RENEA-së, që nga rrethimi, negocimi, ndërhyrjet e deri në momentin e ekzekutimit të Ruzhdi Aishtës në fshatin Obot i ri. Burimet thanë se zëvendësprokurori Besim Hajdarmata i shoqëruar nga prokurori Behar Dibra kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale pranë banesës së Ruzhdi Aishtës. Me ndihmën e agjentëve të policisë, mësohet se prokuroria ka sekuestraur rreth 90 gëzhoja të gjetura brenda shtëpisë së Aishtës dhe dy granata të pashpërthyera. Për hetuesit, Aishta ka qëlluar në drejtim të policisë rreth 90 herë, duke përjashtuar në këtë shifër gëzhojat e efektivëve të RENEA-së brenda shtëpisë në momentin e ekzekutimit. Hetuesit thonë se po verifikohen veprimet e efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, të cilët kanë reaguar duke tentuar të arrestonin Aishtën.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here