Korrupsioni me pronat, 7 zyrtarë e biznesmenë në pranga

0
166

 

Pranga efektivit të policisë, lejoi kalimin e automjeteve kontrabandë

 

Një hetim i nisur muaj më parë për korrupsion me pronat është mbyllur mbrëmjen e djeshme. Në pranga janë vënë 7 persona. Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë përfunduar operacionin “Petrela”. Të arrestuarit janë: Flora Xhillari, 65 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë shefe e zonës nr. 5 pranë ZRPP; Argid Alikaj, 29 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë specialist jurist pranë zonës nr.5 në ZRPP; Ledion Mastori, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë specialist jurist në zonën nr.5 në ZRPP; Genci Sula, 37 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë specialist i zyrës së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Njësinë Administrative Petrelë; Ilir Rrushi, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Selim Brahja”; Xhevahir Hyka, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar për falsifikim dokumentesh me dy vite burgim; dhe Alban Dushku, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se Alban Dushku në bashkëpunim më Xhevahir Hykën dhe Ilir Rrushin kanë falsifikuar tërësisht dokumentet e pronës së shtetasit G. H., ku për pasojë i kanë tjetërsuar pronësinë me numër kadastral 3517 me pasuri nr. 67/16, me adresë fshati Stërmas, Petrelë, në adresën fshati Lundër të një sipërfaqeje prone prej 4.000 m2. Sa më sipër, referuar veprimeve procedurale të deritanishme, rezulton se shtetasi Alban Dushku në bashkëpunim me shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi, pasi kanë falsifikuar tërësisht dokumentacionin e pronës me të dhënat e mësipërme kanë ushtruar ndikim tek punonjësit të ZVRPP Tiranë për pajisjen me certifikatë pronësie në mënyrë të kundërligjshme. Theksojmë se shpërdorimi i detyrës së punonjësve të ZVRPP (Hipotekës) si edhe falsifikimi i dokumenteve dhe tjetërsimi i pronës nga ana e shtetasve Alban Dushku në bashkëpunim më shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi, provohet me sekuestrimet e dokumenteve pranë ZVRPP Tiranë, në Njësinë Administrative Petrelë dhe sekuestrimet pranë noterëve të ndryshëm etje. Dosja me materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre i personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim, falsifikim i dokumenteve”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here