Saturday, June 1, 2024
Home Aktualitet Dorëzuan tonelata me duhan, si u mashtruan fermerët e Pogradecit…

Dorëzuan tonelata me duhan, si u mashtruan fermerët e Pogradecit…

0
145
FERMERE DUKE MBJELLE SPECA - /r/n/r/nFARMERS PLANT PEPPERS -

Rreth tre vjet më parë, fermerët që kultivojnë duhan në Pogradec, ia shitën prodhimin një firme private, por thonë se paratë nuk i morën kurrë.

“Kjo quhet vjedhje. Na morën prodhimin dhe nuk na dhanë lekët”

Ndaj kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë dhe Drejtorisë lokale të bujqësisë, pasi të vetëm nuk po arrijnë të marrin atë që thonë se u takon

“Fshati ynë ka 20, Rrëmenji ka, Grabovica ka, Podgorija që merret gjithmonë me kultivimin e duhanit” informon 

Ora News u interesua për këtë shqetësim të fermerëve pranë zyrës së Bujqësisë në Korçë.

Drejtori Vullnet Gjolla tha se problemi është i njohur për ta, por firma ka shpallur falimentimin, ndaj këshillon fermerët që zgjidhjen e ta kërkojnë në gjykatë

Vullnet Gjolla: Kjo kompani nuk funksionon më por duhet me patjetër të ndiqen procedurat ligjore që njeh ligji”

Të prekur nga kjo situatë janë disa dhjetra kultivues të duhanit në fshatrat e Pogradecit dhe bëhet fjalë për dhjetra tonelata.

https://youtu.be/Zenmr-gjHqo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here