Igli Cara: Paratë e buxhetit të shtetit shkuan për miqtë e Ramës

0
45

Ish -deputeti Igli Cara përmes një statusi në rrjetet sociale, duke iu referuar shpenzimeve për vitit 2023 nga buxheti i shtetit që kanë kapur shifrën e 6.4 miliardë eurove thotë se gjithçka ka shkuar për miqtë e Ramës.

Sipas Carës e gjitha çfarë bën qeveria është propagandë dhe se e vërteta është varfëtria e shqiptarëve.

Reagimi i Igli Carës
Sipas “Monitor”, në 2023 buxheti i shtetit shpenzoi gjithsej 674 miliardë lekë ose rreth 6.4 miliardë euro.
Mbi 60% e kësaj shume shkoi për administratën, PPP- të, projektet dhe fondet publike janë të paracaktuara vetëm për “miqtë” e Ramës.

Megjithëse, sipas të gjitha të dhënave Shqipëria është tkurrur frikshëm, deri në shpopullim; megjithëse KM deklaron se epoka digitale do ta zvogëlojë administratën dhe do të reduktojë shpenzimet, e vërteta është ajo, që shohim dhe përballemi çdo ditë të gjithë.
KM sheh aq larg, sa që kërkon ta mbulojë diellin me shoshë, por e vërteta është kokëfortë.
Kjo është e vetmja e vërtetë, përtej propagandës dhe demagogjisë!
Paratë e shqiptarëve shkojnë për “miqtë” e Ramës!
As ligji, as morali, as frika nga Perëndia nuk i tut këta pseudoshqiptarë, që të vetmen fe e atdhe kanë paranë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here