Alizoti nga Hasi: Shqipëria sot është vendi i të paushqyerve

0
69

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti nga turi i takimeve në Has ngriti shqetësimin e varfërisë në vend.

Në fjalën e tij ai u shpreh se Shqipëria është vendi i të paushqyerve dhe vendi i jetimeve

Sipas tij babai merr beben në krah dhe ik me gomone për të ushqyer fëmijët, ndërsa nëna nuk ka shansin të rrijë pranë fëmijëve.

Një ditë- u shpreh ai- Ramës dhe të tjerëve si ai, klithmat e jetimëve do ti dalin para syve.

“Të jesh i vërtetë në kohë të vështira është gjithmonë e vështirë.

Fakti, se unë përmenda dr.Berishën, kur je sot i arrestuar, sot i izoluar dhe sot jeton në vështirësi do të thotë që je në drejtësi.

Do të thotë që ke zgjedhur rrugën e duhur ndaj një vendi që është bërë kriminal.

Shqipëria sot është vendi i të paushqyerve, është vendi i jetimëve, është vendi i të papunëve, është i vetmi vend që një baba merr beben e tij në krah dhe i hip gomones për të kaluar detin vetëm për të ushqyer.

Nënat shqiptare nuk e kanë shansin të jene pranë fëmijëve të tyre.

Demokrati është një njeri emocional, është një njeri i vërtetë, ai që voton partinë, ai që vjen në protestë dhe ai që nuk vlerësohet asnjëherë.

Pushteti është hak, është amanet i atyre njerëzve që sot janë pa punë, pa ushqyer.

Megjithatë Ramës dhe shumë shokë të Ramës, atyre që kanë marrë gjysmë miliard dollari dhe kanë ikur nëpër botë, atyre që bredhin me makina dhe lukse të një populli të varfër, klithmat e jetimëve shqiptarë do ti dalin një ditë para syve.

Shqipëria do bëhet kur të ketë njerëz të ndershëm dhe të mirë”, tha Alizoti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here