Studimi, Shqipëria eksportues neto i energjisë në skenarin e 2030-s

0
175

Një studim i kryer nga dy kompani për llogari të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë mbi felksibilitetin dhe dekarbonizimin e ekonomive del në përfundimin se Shqipëria në skenarin bazë në vitin 2030 do të jetë eksportues neto i energjisë.

“Në skenarin bazë 2030, Ukraina, Bosnjë- Hercegovina dhe Shqipëria janë eksportues neto (për shkak të një teprice të prodhimit), ndërsa të gjitha palët e tjera kontraktuese importues neto. Deri në vitin 2040, shumica e vendeve do të rrisin nevojat për importe në krahasim me vitin 2030.

“Ukraina dhe Bosnja dhe Hercegovina bëhen importues neto për shkak të një largim ambicioz nga qymyri dhe vendosje joekuivalente e burimeve të rinovueshme për të kompensuar këtë mungesë (sipas ndaj supozimeve të skenarit). Shqipëria është e vetmja Pale Konktraktuese si eksportuese neto në të gjithë skenarët. Duke parë vetëm në horizontin e vitit 2040, importet neto po reduktohen nga skenari bazë në skenarin ambicioz” thuhet në studim.

Duke u ndalur vetëm tek Shqipëria ky dokument nënvizon se prodhimi i hidrocentraleve në Shqipëri mund të përfaqësojë 80% të prodhimit vendas në vitin 2040.

Sipas skenarit ambicioz që citon studimi vendi ka një tejkalim të furnizimit që i lejon të ofrojë fleksibilitet ditor dhe javor për fqinjët (Figura 82). “Flota” hidroenergjetike e Shqipërisë bëhet një nga ofruesit kryesorë të fleksibilitetit për i gjithë rajoni e Ballkanit Perëndimor (6 vende).

Studimi i hartuar nga kompanitë për llogari të Sekretariatit vjen në kushtet e përcaktimit të nevojës dhe rolit e mundësive për fleksibilitet për të mbështetur dekarbonizimin në Komuniteti i Energjisë (EnC) drejt vitit 2040.

Ky raport ai fokusohet në përdorimin e fleksibilitetit aktual dhe zgjidhjet. Së dyti ndalet tek analizimi i nevojave të fkelsibilitetit në të ardhmen si dhe portofolet dhe kostot optimale në zgjedhjen e fleksibilitetit të përshtatshëm duke marrë parasysh skenarët sa i takon burimeve të ndryshueshme të energjisë së rinovueshme(vRES), shpërndarjes së qymyrit dhe nivelet e kapacitetit të ndërlidhjes mes vendeve./N.Maho

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here