Uria, më e madhe se frika! Njerëzit do ta thyejnë karantinën…të reagojë qeveria

0
107

Teksa komentoi aktin normativ të qeverisë për COVID-19 në Ditarin e orës 09:00 në A2, avokati Adriatik Lapaj u shpreh se ai duhet të shoqërohet nga një tjetër akt me masa sociale-ekonomike.

Lapaj thekson se një pjesë e madhe e familjeve e kanë të pamundur të mbijetojnë, duke qëndruar të izoluar, pasi nuk kanë mundësi ekonomike.

“Masat duhet të jenë të dyanshme, në të kundërt njerëzit do ta thyejnë karantinën. Jam i bindur që nevojitet një akt i dytë, i cili duhet të parashikojë masat sociale ekonomike, për faturat e ujit, të dritave, rimbursimin e qirave. Nëse nuk e bëjnë një akt të dytë, karantina do të thyhet. Uria është më e madhe se frika ndaj një virusi që është hipotetik. Ka familje që punojnë sot për nesër dhe nuk kanë mundësi ekonomike të mbijetojnë të izoluar”, është shprehur avokati në A2.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here