Kujdes me reformën apo kujdes për formën

0
53

Nga Bledi Dervishaj

Besoj të gjithëve u vjen mirë që aktiviteti parlamentar do ti kthehet normalitetit.Por pas hyrjes në diskutime mes palëve më habisin këto deklaratat e përsëritura se nuk do të prekim ligjet e reformës në drejtësi. Janë ose deklarata të pamenduara mirë ose përcjellje e sforcuar e qëndrimit për ndërkombëtarët se vetëm me reformën në drejtësi nuk kemi punë.Ndërkombëtarët e dinë më mirë se kushdo që ligjet e reformës janë prekur disa herë deri më tani, dhe kanë nevojë të përmirësohen sërish. Sepse nga zbatimi në praktikë i këtyre ligjeve, janë konstatuar problematika thelbësore, të cilat mesa duket nuk ishin vlerësuar aq thellë  dhe drejtë sa duhet, si nga ekspertët ndërkombetar dhe ata vendas që i bashkëshoqëronin

Këta të fundit, pra ekspertët vendas, në shumicë i kemi dhe zbatues direkt në postet që kanë marrë në sistem, apo jo?

Janë po këta, që në rolin e ekspertit të lartë i hartuan ligjet gabim, ndërsa sot në rolin e zbatuesit në praktikë kërkojnë përmirësime të ligjeve të reformës, ndërkohë që palët politike deklarojnë se nuk do ti prekin këto ligje, pa dakordësinë e ndërkombëtarëve.

Hipokrizi e madhe, kjo punë.

Që ka nevojë për ndërhyrje, kjo nuk do shumë mend e kalem. Sepse sistemi gjyqësor është në kolaps funksional dhe kjo e pranuar nga vet organet qeverisëse drejtësisë.

Nuk të thonë gjë ndërkombëtarët kur ndreq, por mos fusni duart për ta prishur edhe më keq.

Ndaj keto deklaratat se nuk prekim ligjet e reformës, mendoj se nuk duhen, sidomos nga aktorët politik, pasi krijohet ideja që Kuvendi, edhe pse i është kërkuar ndryshim nga KLGj, KLP, PP, etj, do të vazhdojë të mos bëjë asgjë për vonesat dhe krizën e funksionalitetit në sistemin gjyqësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here