Kardiokirurgu Edvin Prifti: Ja përgjimet që SPAK ka zhdukur nga dosja! Është tentuar ekzekutimi im dhe i fëmijëve

0
90

Kardio-kirurgu Edvin Prifti, ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuza për korrupsion dhe pastrim parash, ka publikuar pjesë nga fashikujt që i kanë hequr nga dosja hetimore dhe që kanë lidhje me përgjimet që janë kryer ndaj mjekut.

Në një postim në rrjetet sociale, Prifti ka publikuar pikërisht dokumentet e përgjimeve, që rrëzojnë të paktën akuzën e korrupsionit me të cilën po përballet, por që siç duket Prokurori i SPAK nuk i ka parë të arsyeshme për ti përfshirë në dosje.Madje Prifti paralajmëron se të tjera përgjime se si tentohej të infiltroheshin kriminelë për të inskenuar dhënie parash, apo plane për ekzekutimin e tij fizik dhe të fëmijëve të ti të mitur do i publikojë në vazhdimësi.

Postimi

Pergjim zyrtar Spak 2021, Nr.2

Ne vazhden e autohetimit qe po i bej vetvetes dhe pergjimeve te furnizuara nga Spak qe mu mbajten sekret hetimor per tre vjet po ju paraqes nje rast te dyte se si ju jam pergjigjur njerezve te ndryshem ne nevoje. Mesa duket nuk e kam thene mjaftueshem qe ne Qsut ska asnje detyrim financiar?!

Gjithshka do jua evidentoj ne menyren me transparente te mundshme. Kam hequr numrin e telefonit te bashkebiseduesit si dhe emrin per etike!  Te tjera pergjime se si tentohej te infiltrohen kriminele per te inskenuar dhenie parash, apo plane per ekzekutimin tim fizik dhe te femijeve te mi te mitur do ju jepen ne vazhdimesi. Sigurisht vrasja apo tentativa per vrasje nuk eshte kompetence e Spak, prandaj qe nuk eshte hetuar mesa duket?

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here