Foto/ Ja ku po mbahet takimi mes Ramës dhe ministrave të rinj, vendi ruhet nën masa të rrepta sigurie

0
154

Ky është vendi ku kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin informal me 13 ministrat e rinj, një ditë pas prezantimit të kabinetit qeveritar.

 

 

Gazetari i ‘News24’ Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se restoranti në Llogara ku po mbahet mbledhja që do të vijojë sot përgjatë mbrëmjes, si dhe ditën e nesërme, po ruhet nën masa të rrepta sigurie. Ai theksoi se Garda nuk lejon askënd që të hyjë në këtë vend, ndërsa për të mbikëqyrur situatën është angazhuar edhe policia Rrugore.

Në takim përveç kabinetit të sapoemëruar, është edhe kryetari sapozgjedhur i parlamentit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla.

Në fokus do të jetë finalizimi i punës për programin e qeverisë, draft-planin e ministrive që do t’i paraqiten grupit në mbledhjet e para. Po ashtu, me kryetarin e asamblesë dhe të grupit parlamentar do të finalizohen propozimet për ekipin drejtues të grupit dhe të komisioneve parlamentare. Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së dje konfirmoi atë çka u përfol më herët. Tashmë qeveria do të ketë një kabinet më të vogël, duke shkrirë kështu disa ministri.
rama-takon-ministrat-ne-llogara-jpg

rama-takon-ministrat-ne-llogara-1

 

vendi ku po takohet Rama me ministrat
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here