Agaçi në SPAK/ Berisha-Dumanit: E turpshme që thërret pas 4 vitesh njeriun që mblodhi për djegësin 17 firma në 24 orë

0
60

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi paraqitjen e Sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi sot në ambientet e SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Nga tubimi qytetar, Berisha i ka drejtuar një pyetje kreut të SPAK Altin Dumanit lidhur me këtë rast. ” po nuk ke turp mo që e thërret pas katër vitesh njeriun që ka mbledhur për djegësin 17 firma në 24 orë?”, iu drejtua Berisha ndër të tjera.

Berisha: Miqtë e mi, në të katër anët e vendit bien sirenat e krimit, sirenat e hajnisë, sirenat e varfërisë dhe mjerimit të shqiptarëve.

Sot, njëri nga eksponentët më mafiozë, më të zi të pushtetit, Don Agaçio Dhuratmadhi, pas protestave tuaja të fuqishme, u thirr në Skrapin e partisë.
T’i drejtojmë një pyetje Altin Zamanit: po nuk ke turp mo që e thërret pas katër vitesh njeriun që ka mbledhur për djegësin 17 firma në 24 orë?
Njeriun, mafiozin që si kurrë në historinë e këtij shteti, ka nxjerrë 9 vendime në 8 orë, për vendimin e djegësit.
I ka publikuar të nesërmen në Fletoren Zyrtare sikur të ishte emergjenca e të gjitha emergjencave.
Ky është një mafioz i zi, i cili ka firmën e tij mbi prokurimin e ndaluar me ligj, prokurimin me negociata të mbyllura.
Është mafiozi Agaçio që pasi me shkrim i thuhet nga drejtori i prokurimeve se prokurimet me negociata të mbyllura janë të ndaluara, janë jolegjitime, firmos për prokurimin me negociata të mbyllura pa asnjë rival, por vetëm me kompaninë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Zamani, ky produkt krimi, në vend që ta mbante aty, ta çonte te 313-a, i thotë se të thirra si person që ke dijeni, një krimineli i cili me porosi të bosit të tij mafioz, Edi Ramës, firmosi për t’i dhënë 8 pikë, një kompanie që nuk kishte pronar, nuk kishte menaxher, nuk kishte seli, që nuk ishte e regjistruar kund mbi dhe, por që mbi të gjitha mafiozin Agaçio e kishte njoftuar me shkrim një ministre.
Pra, kalojnë 4 vjet dhe vetëm pas katër vitesh, Dumani i krimit e thërret ‘na fal se të ftuam si person në hetim’. Një mafioz i bërë i famshëm tani në analet e mafies italiane

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here